Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 15.11.2018 06:55

​Ismaili: Ua kam prish bizneset disave, por Kosovën Holandë s’mund ta bëj

Prishtinë | 11/07/2018 15:07

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për gjendjen në sektorin që ai udhëheq.

Ismaili,  i cili para komisionit  ka folur për furnizim me barna nga lista esenciale, procesin  revidimit të listës esenciale të barnave, funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe vonesat në procedimin e Projektligjeve, tha se  nuk janë aty ku kanë synim dhe duan, por gjendja në sektorin e shëndetësisë është përmirësuar dukshëm.

Por ishte kryetarja e komisionit Besa Baftiu, e cila tha se sektori i shëndetësisë ka probleme të shumta, duke filluar nga  furnizimi me barna nga lista esenciale, fondi i sigurimeve shëndetësore  dhe probleme tjera me të cilat përballet ky sektor. 

Ajo i tha ministrit se edhe pas premtimeve të tij, në spitale ende mungojnë barnat esenciale dhe se një gjë e tillë, sipas saj është e pajustifikueshme.

Por ministri Ismaili  tha se ka bërë aq sa ka mundur, pasi që e ka gjetur këtë sektor në gjendje të rëndë. Sipas tij situata sa i përket furnizimit me barna është shumë më e përmirësuar, por se ka  pasur  pengesa të llojllojshme, si blerje barnave me çmime të larta dhe se ne këtë sektor ka pasur një gjendje konfuze me mos llogaridhënie të plotë.

Ndërsa tha se janë duke punuar me qëllim që të bëhet revidimi i  listës së barnave esenciale, e cila tha se nuk është bërë që nga viti 2012 dhe se kjo do të bëhet në konsultim dhe me ekspertë të OSHP-së, të cilët kanë përvojë në këtë drejtim. Ai tha se shpreson që revidimi i listës esenciale do të ndodh në këtë vit. 

 Ai ka  folur dhe për fondin e sigurimeve shëndetësore për të cilin tha se është duke u punuar dhe në këtë drejtim.


Ndërsa deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli tha se ministri Ismaili më shumë po merret me pasoja se sa me çështjet thelbësore dhe me reformat në shëndetësi.

Edhe anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu tha se gjendja në shëndetësi vazhdon të jetë shqetësuese.


Por Ismaili tha se sistemin e shëndetësisë, e kanë gërryer për qëllime profitabile. Ndërsa tha se do t’ua  prish biznesin, gjithë atyre që mendojnë të përfitojnë nga paratë publike.

E i përballur me kritika të shumta, Ismaili u tha deputetëve se nuk mund ta bëjë Kosovën Holandë, por se ai po bën  aq sa po mundet, me qëllim të këndelljes së këtij sektori./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress