Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 06:22

​Ismaili: Shëndetësia deri tash nuk ka qenë prioritet i shtetit

Prishtinë | 13/06/2018 19:44

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pranuar se sistemi i shëndetësisë në Kosovë përballet me sfida të shumta, duke qenë se shteti deri tash nuk e ka pasur prioritet këtë sektor me rëndësi.

Ai në debatin e organizuar nga Kosovo 2.0, rreth situatës në shëndetësi, theksoi se aktualisht sistemi i shëndetësisë në Kosovë është në depresion, si pasojë e mungesës së prioritet për këtë sektor.

Ismaili shtoi se si rezultat i kësaj në shëndetësi është krijuar një sistem ku në vend të vendosjes së pacientëve në qendër, është vendos stafi shëndetësor.

Ai ka përmendur edhe sfidat që kanë hasur prej se ka marrë udhëheqjen e këtij dikasteri.

Ndërsa, Mrika Aliu, drejtore Ekzekutive në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, ka përmendur disa të mira që janë arritur falë edhe ndihmës së tyre.

Artan Mustafa, hulumtues dhe ligjërues në fushën e politikave shtetërore të mirëqenies, duke folur për politikat sociale dhe ndikimin e tyre te qytetarët, theksoi se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë të interesuara në drejtimin e agjendës sociale.

Koordinatorja e projektit në Lëvizjen Fol, Gresa Smolica, tha se raporti i tyre, evidenton se shëndetësia është një ndër sektorët më të korruptuar. Duke folur për sigurimet shëndetësore, ajo u shpreh se nga anketat e zhvilluara deri me tani, kanë parë se një pjesë e madhe nuk kanë vullnet për t’i pranuar ato, për shkak të barrës financiare. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress