Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:10

​Ismaili: MSh-ja ka shënuar progres në raportin vjetor të Auditimit

Prishtinë | 18/06/2019 11:01

Ministria e Shëndetësisë ka shënuar progres në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku nga 27 rekomandime që kishte pasur në vitin 2017, për vitin 2018 ka marrë vetëm 8 rekomandime.

Këtë e ka bëre të ditur ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, i cili lidhur me këtë raport ka mbajtur një konferencë për media, ku ka thënë se raporti për ministrinë që e drejton është përmirësuar dukshëm dhe ka shënuar progres.

 "Kur kam ardhur si ministër kemi gjetur një situatë kaotike dhe shumë shqetësuese dhe këtë e dëshmon raporti i auditorit. Nga të gjeturat më të rënda kanë qenë blerja e barnave me çmime abuzive. Jemi zotuar të bëjmë ndryshime rrënjësore dhe jam krenar sot që numrin e rekomandimeve kemi arritur ta zvogëlojmë në 8 nga 27. Raporti është përmirësuar dukshëm”,  tha ai.

Ai ka përmendur disa nga përmirësimet që kanë bërë në fushën e shëndetësisë.

"Blerja e barnave me çmime abuzive, raporti i vitit 2018 tregon që barnat janë blerë me çmime referente. Keqmenaxhimet e subvencioneve për OJQ, kemi identifikuar të gjitha çështjet dhe i gjithë cikli është përmirësuar. Raporti i auditorit i vitit 2017 ka pasur vërejtje të mëdha, por ne kemi arritur që t’i trajtojmë të gjitha. Korrupsioni nuk bënë dëme më shumë askund sesa në shëndetësi, që dëmton xhepat e qytetarëve tanë", tha ai.

Drejtoreshë e USAID-it Lisa Magno, ka përgëzuar ministrinë e Shëndetësisë për përmirësimet që kanë bërë në raportin e auditimit.

"Unë do të shprehja këtu bindjen time se shëndetësia me arsimin janë shërbimet më të rëndësishme që një qeveri mund t’iu ofroj qytetarëve të saj. Asgjë nuk e përforcon më tepër ndjenjën e mirëqenies tek qytetarët sesa kur një anëtar i sëmurë i familjes mund të merr shërbimin. Se medikamentet me çmime të arsyeshme janë të disponueshme dhe se mjekët mund të ofrojnë shërbimet më të mira për pacientët. Një gjë e tillë është e mundur vetëm me një ministri të shëndetësisë që mirëqenien e qytetarëve e vë mbi të gjitha të tjera. Përmirësimet dramatike në sektorin e shëndetësisë dhe reformat kanë qenë të domosdoshme. Dhe USAID ka kënaqësinë që të vë theksin në përparimin e madh që kanë bërë ministria e Shëndetësisë.. Suksesi më i madh është udhëzimi administrativ për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve me çmime standarde”,  tha ajo. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress