Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:18

​Instituti i Shëndetit Publik: Nëntë zyrtaret e KQZ-së kishin kruarje dhe vjellje

Prishtinë | 13/10/2019 15:26

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Klinika Infektive, kanë njoftuar se nëntë zyrtaret e Komisionit Qendror Zgjedhor, kishin kruarje të intenzitetit të ulët dhe se gjendja e tyre është stabile, ndërkohë janë duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë që mund të jetë.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë rreth orës 11:00 shkaku se punëtorët kanë raportuar për kundërmim. Raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë punuar në numërimin e zarfeve. Një numër i tyre është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe autoambulancën që ishten në vendin e ngjarjes, ndërsa, nëntë nga zyrtaret, femra, ku dy prej tyre shtatzënë, janë dërguar në Klinikën Infektive.

Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, i ka thënë mediave se  të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile.

I pyetur se si ka pas mundësi të ndodhë ky reaksion, ai ka thënë se për momentin janëe duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë e mundshme që mund të jetë, derisa po presin rezultatet laboratorike.

“Për momentin ne jemi duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë  patologjinë e mundshme që mund të jetë....rezultatet laboratorike presin kohën e vet kur e kanë të përfundojnë, unë nuk besoj para 24 deri 48 orëve”, tha ai, duke theksuar se gjendja e pacienteve është stabile.

Përndryshe, zyrtarit kryesor Besnik Buzhala ka vendosur që procesi për votat e ardhura nga Serbia, të suspendohet për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika.

Votat e ardhura nga Serbia ishin të vendosura në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, ku është i vendosur shërbimi votues. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress