Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 24.06.2018 10:20

​I plagosuri gjatë natës së mbrëmshme është liruar për në shtëpi

Prishtinë | 01/01/2018 13:32

Në natën e ndërrimit të mot moteve një person është goditur me plumb qorr në pjesën e përparme të gjoksit, por që pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, pasi që plumbi i ka shkaktuar vetëm një plagë nën lëkurore.

Në po të njëjtën ditë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimi me mjete piroteknike 20 persona.

Këto për KosovaPress i ka bërë të ditur, Agron Çitaku, specialist i emergjencës në QKUK, i cili tha se të lënduar gjatë festimit të Vitit të Ri, janë më të pakët sesa vitet e kaluara.

E në emergjencë kanë kërkuar ndihmë edhe 12 persona si pasojË e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni.

Çitaku bëri të ditur se këta persona kanë qenë me lëndime të lehta dhe se pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Vitin e kaluar në ndërrimin e mot moteve në Emergjencën e QKUK-së, një person kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni, ndërsa 22 persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet me mjete piroteknike./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress