Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:46

​Hong Kongu ndalon cigaret elektronike?

Hong Kong | 10/10/2018 13:30

Hong Kongu planifikon të ndalojë cigaret elektronike dhe pajisjet e tjera të duhanit për të mbrojtur shëndetin publik, tha Keri Lam, udhëheqëse e këtij territori gjysmë autonom.

Ajo tha se qeveria e saj është duke punuar në një projekt-ligj që do të ndalojë importin, prodhimin, shitjen, shpërndarjen dhe reklamimin e cigareve elektronike, raporton AP.

Në Hong Kong, ndalimi i pirjes së duhanit në një vend publik uli ndjeshëm përdorimin e cigareve, pas së cilës u ndalua edhe në territorin e Kinës.


Përdorimi i cigareve elektronike ka ardhur nën kritika të ashpra në botë, dhe më shumë se njëzet vende i kanë ndaluar tashmë ato. Shumë autoritete lokale në SHBA gjithashtu kanë bërë përpjekje për të kufizuar disponueshmërinë e tyre, veçanërisht për shkak të mundësisë që të rinjtë të bëhen të varur dhe të fillojnë të konsumojnë duhan.


Në mbarë botën, tregu i cigareve është në rënie, megjithëse pjesa kontinentale e Kinës mbetet prodhuesi më i madh.

Agjencia AP thotë gjithashtu se nuk ka hulumtime të mjaftueshme mbi efektet afatgjata të cigareve elektronike dhe nëse ato ndihmojnë duhanpirësit të lënë cigare.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress