Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:10

​Heq ‘bririn e djallit’ nga koka – foto +18

Nju Delhi | 17/09/2019 20:00

Një fermer 74-vjeçar nga India ka hequr ‘bririn e djallit’ prej 10 centimetra të gjatë nga koka.

Shyam Lal Yadav nga fshati Rahli në Madhya Pradesh, pësoi një dëmtim të kokës në vitin 2014, pas së cilës nisi formimi i një briri të rrallë të lëkurës.

Rritja beninje, e referuar edhe si ‘briri i djallit’, doli nga koka e tij dhe mbi pesë vjet u përshkallëzua në pikën ku ajo zbriti mbi kafkën e tij.


Rritjet e tilla bëhen nga keratina që gjendet te flokët e njeriut, dhe kryesisht ndodh te të rriturit.

Një operacion për heqjen e bririt u krye në Spitalin Bhagyoday Tirth në qytetin Sagar.

Fermeri kaloi dhjetë ditë në spital duke u rikuperuar nga operacioni dhe një biopsi e rritjes konfirmoi bririn si të padëmshëm.

Shkaku i daljes së bririt është ende i panjohur, por besohet se ekspozimi ndaj rrezatimit ose rrezet e diellit mund të shkaktojë gjendjen, transmeton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress