Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:17

​Hematologu italian : Së shpejti në Kosovë do fillojë transplantimi i midolës

Prishtinë | 22/10/2019 11:38

Reparti i Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë sot është vizituar nga doktori i njohur italian, Lawrence Faulkner bashkë me ekipin e tij të cilën po synojnë në avancimin e këtij reparti me qëllim që fëmijët me leukemi të gjejmë trajtimin e tërësishëm mjekësor në Kosovë.

Hematologu italian, Lawrence Faulkner  tha se qëllimi i kësaj vizite në këtë klinikë është zhvillimi i mëtutjeshëm i repartit të Hemato-Onkologjisë.

Duke shprehur i lumtur për progresin që ka shënuar ky repart që nga para 10  viteve kur ishte për herë të parë në vizitë tha se së shpejti edhe në Kosovë me kapacitet e kësaj klinike do të mund të bëhet edhe transplantimi i midolës. 


Shefja e repartit të Hemato-Onkologjisë , Violeta Grajçevci- Uka tha se ky bashkëpunim me mjekët italianë ka filluar para 12 viteve dhe kanë ndihmua në trajnimin e doktorëve përmes protokolli të modifikuar në trajnimin e rasteve të para të leukemive. 

Sipas saj ky repart me kapacitet që ka arrit që deri në 80 përqind të rasteve me sëmundjen e leukemisë t’i trajtojnë në Kosovë, derisa thekson se brenda vitit regjistrohen rreth 55 raste të reja të të gjitha llojeve të kancerit tek fëmijët.

Grajçevci-Uka tha se qëllimi i kësaj vizite është vendosja e kateterit qendror tek pacientët që marrin kimioterapi.

Drejtoresha e Organizatës “Nicola Ciardelli”, Federica Ciardelli tha se kjo organizatë po ndihmon doktorët e këtij reparti në Klinikën e Pediatrisë në trajtimin e vendosjes së katedrës venoze centrale./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress