Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:43

​Hamza: Janë mjetet financiare për rritjen e pagave nga dhjetori

Prishtinë | 16/08/2019 13:02

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë një takimi me menaxhmentin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe me profesionistët shëndetësorë, u zotuan se pagat me rritje mjekët dhe gjithë shërbyesit civil do t’i marrin nga muaj dhjetor i këtij viti.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se shëndetësia ka qenë prioritet gjithmonë, por nuk është trajtuar me këtë prioritet asnjë herë ashtu siç ka bërë ministri Ismajli deri më tash.

Ministri Hamza siguroi se ka mjete financiare për zbatimin e ligjit të ri për pagat, sipas të cilit do të implementohet nga dhjetori i këtij viti.

Ministri i Financave premtoi edhe një projekt me një kosto mbi 50 milionë euro që është në linjë me financimin e Bankës Investive Evropiane për furnizim me pajisje medicionale për të gjitha spitalet dhe klinikat universitare që do të realizohet në periudhën e ardhshme.

Edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, u shpreh optimist se pagat në shëndetësi do të merren me rritje.

Sipas tij, ky sektor është duke përmirësua dukshëm, edhe pse ka punë ende për të bërë.

Ndërsa për vizitat e shpeshta në terren, Ismajli tha se kjo nuk ka të bëjë me para fushatë zgjedhore, por është kërkesë e qytetarëve dhe përgjegjësi e çdo politikani.

Basri Sejdiu drejtor në QKUK, tha se në këtë takim është biseduar për tema me rendësi në veçanti për përkrahjen e deritanishme nga Ministria e Financave për rritjen e buxhetit për sektor.

Sejdiu theksoi se buxheti për shëndetësi ka shënuar rezultate të prekshme në shëndetësi, ku është përmirësuar gjendje në QKUK dukshëm.

Drejtues të QKUK-së pohuan po ashtu se në dy vitet e fundit, përmes rritjes së buxhetit janë blerë më shumë pajisje për klinika dhe ka pasur më shumë investime.

Ndryshe, rritja e pagave me ligjin e ri për paga, ishte premtuar se do të filloi nga tetori. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress