Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:42

​Gjinekologjia me salla të reja të operacionit

Prishtinë | 17/10/2018 09:30

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili duke prezantuar sallat e reja të operacionit në Gjinekologji, ka thënë se po i japin fund gjendjes jot ë mirë në këtë klinikë.

“Gjinekologjia me salla të reja të operacionit. Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve”, ka shkruar Ismaili, përcjell KosovaPress.

Ai ka shtuar se pas sallave operative, do t'i ndërrojnë edhe shtretërit për pacientet në këtë klinikë. /KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress