Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:48

​Gjërat që duhet bërë para larjes së rrobave në lavatriçe

Prishtinë | 15/07/2017 17:21

Ngjyra e bardhë zakonisht dëbon rrezet e diellit dhe preferohet që të vishet ë shpesh gjatë stinës së verës.

Pëlhurat e lehta, linoja, pambuku preferohen më së shumti, por si një medalje me dy anë dhe e bardha e ka një “defekt”, bëhet shumë shpejt pis.

Sekreti i rrobave borë të bardha nuk qëndron te pluhuri larës, por te  përbërësit e mëposhtëm natyralë.

- Shtoni lëng limoni në larje e rrobave me dorë 

Duke shtuar një filxhan lëng limoni në ujin e nxehtë ju do të arrini të keni rroba përsosmërisht të bardha. E mira është t’i lini për disa orë dhe pas shpëlarjes t’i thani në diell.  

- Shto uthull të bardhë ne lavatriçe 

Thjesht hidhni në një filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes së rrobave tuaja dhe rrobat e bardha do të shkëlqejnë. Kini kujdes që në lavatriçe të keni vetëm rroba në këtë ngjyrë. 

- Sodë buke 

Kjo metodë aplikohet përpara se rrobat të lahen në makinën larëse. Në një legen hidhni ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar rrobat e bardha dhe shtoni sodë buke (rreth një gotë, ose në varsë të ujit në legen) Lini rrobat për disa orë dhe më pas lajini në lavatriçe. 

- Provoni peroksid hidrogjeni  

Peroksidi i hidrogjenit ka aftësinë të heqë njollat e ndryshme nga rrobat e bardha si asnjë detergjent tjetër. Shto një gotë peroksid në larjen e fundit dhe nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress