Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:48

​Gati 42 % e zviceranëve me mbipeshë, jetëgjatësia shkurtohet për 2 vjet

Bernë | 10/11/2019 23:08

Sipas të dhënave më të fundit, 41.8 për qind e popullsisë në Zvicër është me mbipeshë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se mbipesha do të "shkurtojë” viteve të ardhshme jetëgjatësinë për dy vjet, transmeton KosovaPress.

Sipas të dhënave më të fundit, ndërmjet viteve 2020 dhe 2050, mbipesha do të shkaktojë një ulje të jetëgjatësisë prej 2.7 vjet në vendet e OECD.

Në Zvicër, më shumë se dy miliardë franga zvicerane, ose 1.81 miliardë euro, do të shpenzohen për të trajtuar qytetarët me mbipeshë midis 2020 dhe 2050.

Autoritetet zvicerane thonë se do të ndajnë mbi 2.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në periudhën e ardhshme për të luftuar mbipeshën.

Faktorët kryesorë që çojnë në epideminë e mbipeshës janë marrja e tepërt e kalorive dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress