Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 27.04.2018 10:47

​Gashi i kërkon Ismailit rritje të stafit shëndetësor

Prishtinë | 12/01/2018 12:45

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, kanë takuar ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, ku u kërkua përkrahje në fushën e implementimit të Ligjit për Obiliqin, rritjen e stafit shëndetësor, mundësinë e ndërtimit të QMF-ve në fshatin Milloshevë e në lagjen "Hade e Re" në fshatin Shkabaj dhe sigurimin e një autoambulance.

Sipas një postimi të Gashit në facebook, përveç njoftimit për punët që janë duke bërë këto dy institucione, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë.

Ministri Uran Ismaili shprehi gatishmërinë e tij dhe institucionit që ai drejton për të ndihmuar komunën në realizimin e këtyre kërkesave./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress