Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:16

​Fiqtë me përfitime shëndetësore në stinën e nxehtë

| 08/07/2019 08:49

Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një nga frutat sezonalë është edhe fiku, një frut shumë i shijshëm.

Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve. Fiku ndihmon në problemet me diarrenë, kollën dhe astmën.    

Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave, kjo falë pranisë së kalciumit dhe mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme.

Gjithashtu, ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress