Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 28.03.2017 11:34

​Fëmijët mësojnë për dhëmbë më të shëndoshë

Prishtinë | 20/03/2017 12:32

Në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në Kosovë realizoi ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral, shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.

Me këtë rast u tha që prindërit dhe fëmijët janë vetëdijesuar dhe edukuar mbi rëndësinë e shëndetit oral të fëmijëve.

Xheladin Ujkani, stomatolog, njëherë ideator dhe udhëheqës i projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur", tha se viteve të fundit është arritur që të bëhet edukimi i prindërve dhe fëmijëve mbi rëndësinë e shëndetit oral tek fëmijët.

Po ashtu, sipas tij projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ka arritur të këtë efekt tek fëmijët që të mirëmbajnë dhëmbët.


Stomatologu Ujkani, tha se gjatë gjithë kohës janë në lëvizje dhe bashkëpunojnë edhe me fëmijët për t’i treguar atyre mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Ndërsa, ambasadorja e parë e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur “, Elisa Zogaj  tregoi qëllimet e projektit.

Ambasadorja tjetër e këtij projekti Tuana Krasniqi, tha se është shumë e rëndësishme të mirëmbahet shëndeti i dhëmbëve, pasi që nëse nuk i mirëmban dhëmbët dëmtohet organizmi.

Po ashtu, ajo tregoi edhe ushqimet të cilat janë shëndetshme për dhëmbët e fëmijëve.

Ndërsa, Arona Zyberi, tregoi ushqimet të cilat janë të  dëmshme për dhëmbët e fëmijëve.

Fëmija tjetër e që po ashtu është ambasador i “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” Sahit Hoxhaj, tha se kujdeset gjithmonë për dhëmbët e tij.

Në fund për fëmijët pjesëmarrës në këtë ngjarje që  u mbajt në sheshin e kryeqytetit morën brusha dhe pasta për dhëmbë nga dentistët./KosovaPress/ 



 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress