Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 23.04.2018 11:26

​Fëmija i parë për vitin 2018 është djalë

Prishtinë | 01/01/2018 01:52

Në mesnatë ka lindur fëmija i parë në vitin 2018 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Foshnja e porsalindur, i gjinisë mashkull, Ajn Azemi gëzon shëndet të plotë, me peshë prej 3.250 kg.

Gjinekologia Fitnete Raci-Nuraj, theksoi se ka lindur pacientja e parë në vitin 2018, ndërsa kjo ishte shtatzënia e tretë e Fatmire Azemit nga Podujeva.

Nëna që lindi fëmijën e parë, Fatmire Azemi, tha se tashmë ndjehet shumë mirë.


I pranishëm në Repartin e Gjinekologjisë, për vizitë ishte edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, i cili tha se sonte është një festë e dyfishtë, ajo e ndërrimit të motmotit dhe lindja e fëmijës së parë në vitin që sapo hymë.

Ndër të tjera ai lëvdoi punën e ekipit mjekësor, për të cilët tha se kanë lënë anash familjet e tyre për të ndihmuar familjet e tjera, përderisa pati edhe një dhuratë për fëmijën e porsalindur.


Sipas tij, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, nuk mungon entuziazmi, ndërsa si e tillë do të ketë edhe mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë.


Ndërkaq, shefi i ekipit kujdestar, Jakup Ismajli, njoftoi se gjatë vitit që lamë pas, në këtë klinikë ka pasur 11 mijë e 160 lindje, ndërsa shtoi se është për t’u krenuar fakti se nuk ka pasur asnjë vdekje të lehonave./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress