Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:28

​Egjipt, vret burrin me një koktej Viagra dhe pilula gjumi

| 16/05/2019 11:16

Gruaja donte të martohej me burrin që dashuronte, i cili e ndihmoi të organizonin planin djallëzor.

Dukej sikur vdekja kishte ardhur nga një sëmundje. Por, ajo që e vrau ishte gruaja e tij, e cila kishte tretur në ushqim, për tre ditë me radhë, pilulat e Viagras me qëllim eliminimin e tij që të ishte në gjendje të martohej me personin që donte. Plani djallëzor u zbatua nga gruaja dhe i dashuri i saj disa ditë më parë në Egjipt në Kajro, në rrethin e El-Zaher.

Ajo që dyshoi për vrasjen ishte vajza e 16-vjeçare e çiftit, e cila i tha dyshimet saj policisë dhe  ekspozoi nënën e saj. Autopsia e kryer në kufomë konfirmoi se njeriu ishte vrarë. Analizat zbuluan se viktimës i ishin dhënë dymbëdhjetë pilula blu dhe disa pilula gjumi brenda tri ditësh. Ai që kishte gjetur pilolat kishte qenë dashnori i gruas, i arrestuar edhe ai bashkë me atë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress