Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 12:15

​Droga sintetike mund t’iu ndihmojë njerëzve me depresion

Los Anxhelos | 13/06/2018 17:43

Shkencëtarët pohojnë se droga sintetike e njohur si LSD, mund të ndihmojë në shërimin e lidhjeve të dëmtuara të trurit te njerëzit me depresion.

Për të dëshmuar këtë teori, ekspertët kanë kryer një eksperiment duke përdorur drogat LSD, DMT, ëajin e bimës nga Amazona dhe DOI, formë e amfetaminës.

Kjo e fundit ka sjellë deri te rritja e dendritit, të cilët mundësojnë që të gjitha neuronet të komunikojnë njëri me tjetrin, transmeton KosovaPress.

Ndryshimet janë vërejtur në trurin e kafshëve dhe një gjë e tillë mund të veprojë pozitivisht edhe te njerëzit, thonë shkencëtarët.

"Njerëzit kanë supozuar që psychedelia mund të ndryshojë strukturën e neuroneve, por ky është studimi i parë që në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje e mbështet këtë hipotezë", tha David Olson nga Universiteti Kalifornia.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress