Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:17

​Dobitë mjekësore të patateve të kaltra

Prishtinë | 09/07/2019 13:41

Patatet e kaltra kanë origjinën nga Amerika e Jugut dhe janë të ngjashme me pataten e zakonshme me të cilën jemi mësuar, por me vlerë shëndetësore shtesë. Ato përmbajnë flavonoide të antocianinës dhe beta karoten që veprojnë si antioksidues të fuqishëm dhe fibra diete.

Me përdorim afatgjatë të patateve blu, në një dietë të ekuilibruar, mund të përfitoni nga përfitimet shëndetësore të tilla si tretja e mirë dhe mbrojtja e organizmit.

Patatet e kaltra vijnë nga Andet peruane. Ky është një varietet i vjetër që dikur ishte një pjatë e preferuar në oborrin mbretëror, por përdorimi i saj u zvogëlua pas kultivimit të patates së zakonshme në Evropë.


Patatet peruane janë gjithashtu lloji i parë i patateve të zbuluara në botë. Ato zakonisht nuk kultivohen sot, por popullariteti është rritur në mënyrë drastike në vitet e fundit, për shkak të vlerave të larta ushqyese.


Një porcion i tre patateve të vogla blu përmban 131 kalori, 3 gramë proteinë, 30 gramë karbohidrate, 55% të nevojës së dozës ditore të vitaminës C, 4 gramë fibra, 7% të përdorimit ditor të dozës së hekurit.


Patatet blu mund të konsumohen të skuqura, të gatuara ose të pjekura. Përveç kësaj, ato mund të përdoren në pothuajse çdo lloj kuzhine që është e preferuar për konsum të patates, transmeton KosovaPress.

Gjethet e patateve blu janë jeshile dhe vetë kërcelli ka ngjyrë paksa të purpurt. Lulja është e njëjtë me llojet e tjera të patates. Patatet e purpurta ose blu vilen në fillim të vjeshtës dhe përgatiten si forma të tjera të patateve.

Ngjyra e këtyre patateve vjen nga pigmenti antocianin nga një grup i phytonutrients të quajtur flavonoide.

Patatet e kaltra janë jashtëzakonisht të lehta për t’u tretur dhe rekomandohet për njerëzit që kanë probleme të tretjes. Ato ndihmojnë për uljen e presionit të lartë të gjakut, parandalon formimin e mpiksjes së gjakut, mbrojtje parandaluese kundër disa llojeve të kancerit, zgjerimi i energjisë, probleme që lidhen me mosfunksionim të mëlçisë, zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve dhe infeksioneve të syrit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress