Shumica e pacientëve që janë të prekur nga gjendja, të cilët përjetojnë simptoma çdo ditë, kanë 30 për qind më shumë gjasa për të thyer një kockë sesa ata pa sëmundjen e mushkërive inflamatore, zbuloi një studim.
"Për shkak se astma është një sëmundje inflamatore, ajo mund të çojë në humbjen e kockave duke ndërhyrë në mekanizmat në formimin dhe resorptimin e kockave", tha autori kryesor i studimit, Sharon Brennan-Olsen nga Universiteti i Melburnit.
Vajzat me astmë nuk janë në një rrezik më të lartë të thyerjeve, sipas studiuesve. Shkencëtarët rekomandojnë që të rinjtë që vuajnë nga astma, duhet të vazhdojnë të jenë aktivë, por të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, transmeton KosovaPress.
Rreth një në 11 fëmijë në Britani të Madhe është i prekur nga astma.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018