Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 01:58

​Dhurohet gjak në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Prishtinë | 05/11/2019 16:13

Në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, sot në selinë e kësaj partie është bërë dhurim vullnetar i gjakut.

Këtij aksioni i është përgjigjur edhe kreu i kësaj partie Albin Kurti, i cili tha se në trevjetorin e ‘mbytjes së Astrit Deharit po shprehin solidaritet me ata që kanë nevojë për gjak’.

Gjak ka dhuruar edhe aktivisti i Vetëvendosjes Fadil Seferi nga Mitrovica, i cili tha se këtë po e bën në nderim të Astrit Deharit.

Për herë të parë gjak ka dhuruar Arta Bajralia, e cila u shpreh se guximin për të dhuruar gjak e ka marrë për nder të aktivistit Astrit Dehari.

Edhe Musa Hyseni ka dhuruar sot për herë të parë gjak, e shkak për këtë ka qenë kampanja e dhurimit të gjakut për nder të Astrit Deharit.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai vdiq në vitin 2016 në rrethana dyshuese derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit.

Së fundi, rasti i tij ka kaluar në juridiksionin e Prokurorisë Speciale, nga Prokuroria Themelore në Prizren, pas arritjes së ekspertizës nga një institut i pavarur në Zvicër, ku nuk përjashtohet mundësia e vrasjes. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress