Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:06

​Dhoma e fjetjes fsheh rreziqe të mëdha

Londër | 13/06/2018 17:53

Edhe pse njerëzit në shtëpitë e tyre duhet të ndihen të sigurt, ekzistojnë disa rreziqe të shumta për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm.

Ekspertët pohojnë se dhoma e fjetjes është shpesh me plot mikrobe dhe kimikale, të cilat mund të dëmtojnë shëndetin tuaj, transmeton KosovaPress.

Tepihu është me plot kimikale, të cilat parandalojnë djegien e tij ose në të mblidhen shumë kërpudha që mund të jenë kancerogjene.

"Këto kimikale barten lehtë dhe lidhen me pluhurin në dhomën e fjetjes në të cilën marrim frymë. Ende nuk e dimë se cilat janë pasojat afatgjate të kësaj”, tha David Gail nga kompania "Gale and Snowden" , e cila merret me ekologji.

Për t’u mbrojtur nga këto kimikale rekomandohet pastrimi i shpeshtë i pluhurit.

Jastëku i vjetër mund të ndikojë në paraqitjen e akneve dhe inflamacioneve tjera të lëkurës. Për të ulur rritjen e kërpudhave duhet pastruar mirë flokët para se të biem në gjumë dhe të paktën një herë në javë mbulojat t’i lëmë në diell. Jastëku rekomandohet të ndërrohet çdo dy vjet.

Përdorimi i llambave fluoreshente me efikasitet energjetik mund të shkaktojë pagjumësi dhe dëmtime në lëkurë.

Një studim i publikuar në British Journal of Dermatology ka treguar se llambat e lehta të kursimit të energjisë lëshojnë dritë ultravjollcë që shkakton dëmtime dhe skuqje të lëkurës.

David Gail gjithashtu shpjegon se këto llamba transmetojnë një dritë blu që mund të shkaktojë pagjumësi.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress