Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:54

​Darka e vonë ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, veçanërisht te gratë

Prishtinë | 13/11/2019 15:18

Darka e vonë dhe vaktet përgjithësisht të rënda gjatë natës mund të rrezikojnë shëndetin kardiovaskular të shumë grave, sugjerojnë studime të reja.

Studiuesit në Universitetin Columbia në Nju Jork zbuluan se ata që konsumonin më shumë kalori natën vonë, kishin rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, transmeton KosovaPress.

Studimi përfshinte 112 gra, me një moshë mesatare 33-vjeç, shëndeti i zemrës i të cilave u vlerësua në fillim të studimit dhe një vit më vonë. Gratë regjistruan atë që hëngrën një javë në fillim të studimit, dhe gjithashtu mbanin regjistrime për atë që hëngrën shtatë ditë 12 muaj më vonë.

Shumica e grave hëngrën pas orës 6 pasdite dhe ato që konsumuan nivele më të larta të kalorive ditore vonë në mbrëmje, zakonisht kishin shëndet më të dobët të zemrës, sipas një ekipi të udhëhequr nga Nor Makarem, një bashkëpunëtor kërkues i asociuar në Columbia.

Në fakt, me çdo rritje të konsumit të kalorive pas orës 18.00, shëndeti i zemrës është përkeqësuar në përputhje me rrethanat.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress