Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:01

​Çrregullimi bipolar - si të identifikohen shenjat e para?

Prishtinë | 05/10/2019 23:33

Ndryshimet e disponimit janë një pjesë integrale e jetës sonë. Jemi të lumtur kur na ndodhin gjëra të bukura, dhe kur diçka nuk shkon mirë, atëherë jemi të pakënaqur, ndonjëherë të trishtuar.

Këto janë të gjitha reagime normale. Sidoqoftë, problemi lind kur lëkundjet e humorit nuk janë në përputhje me ndryshimet në jetën tonë.

Rreth një në çdo 100 të rritur ka çrregullim bipolar. Simptomat zakonisht fillojnë gjatë ose pas pubertetit dhe shfaqen në mënyrë të barabartë te gratë dhe burrat.

Njerëzit me çrregullim bipolar shpesh kanë një cikël të humorit të ulët (depresion) dhe periudha të humorit të lartë (mania dhe hipomania) që korrespondojnë me përshkrimin e depresionit maniak.

Kur sëmundja ndjek këtë model, diagnostikimi i çrregullimit bipolar është relativisht i drejtpërdrejtë. Por çrregullimi bipolar është zakonisht i fshehtë, gjë që krijon komplikime shtesë.

Simptomat mund të kundërshtojnë sekuencën e pritshme maniake-depresive. Episodet e rralla të manisë së butë ose hipomanisë mund të mos zbulohen dhe abuzimi i substancave, nëse ka, mund të maskojë realitetet.

Kur simptomat nuk janë të qarta, është shumë e vështirë të diagnostikohet çrregullimi bipolar.

Deri në 20 për qind e njerëzve që ankohen për depresion në të vërtetë kanë çrregullim bipolar. Gjysma e njerëzve me çrregullim bipolar kërkuan mendimin e të paktën tre ekspertëve para se të merrnin një diagnozë të duhur. Ndonjëherë, mund të duhen 10 vjet nga simptomat e para për të filluar trajtimin.

Shumica e njerëzve me çrregullim bipolar kanë kushte psikiatrike shtesë siç janë abuzimi me substancat ose ankthi, të cilat mund ta bëjnë më të komplikuar diagnozën e përgjithshme.

Studimet e fundit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve me çrregullim bipolar abuzojnë me drogë ose alkool. Është e vështirë të diagnostikohet çrregullimi bipolar kur një person abuzon në mënyrë aktive të substancave që ndryshojnë disponimin.

Kur një person është në një fazë të manisë, ai është tepër bisedues, i irrituar dhe shpesh është në kundërshtim me të tjerët. Humori i ngritur karakterizohet me eufori, ndjenjë të mirë dhe gëzim të pazakontë. Një person mund të veprojë në mënyrë agresive në çdo kuptim.

Humori në mani është shpesh i paqëndrueshëm. Zakonisht zëvendësohet nga nervozizmi, zemërimi i pashpjegueshëm, tensioni, shqetësimi, madje edhe depresioni, transmeton KosovaPress.

Në fazat maniake, njerëzit që vuajnë nga çrregullimi bipolar kanë tendencë të kryejnë një seri aktivitetesh pa u menduar shumë, dhe për këtë arsye mund të kalojnë në probleme të ndryshme. Shumë plane, shumë gjëra fillojnë menjëherë, pa marrë parasysh rezultatin.

Në fazën e depresionit, personi ka simptoma të kundërta me ato në mani.

Disponimi është ulur, statusi i energjisë është i ulët, në mënyrë që personi ndihet i rraskapitur, i lodhur, i dobët, i mungon interesimi për gjërat që e kanë bërë atë të lumtur më parë.

Në varësi të shkallës së depresionit, një person do të braktisë higjienën e tij personale, madje mund të braktisë plotësisht pamjen fizike, të ketë probleme të kryejë detyrat që më parë ka kryer me lehtësi.

Shumë njerëz me çrregullim bipolar kanë ide vetëvrasëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për të rriturit ose adoleshentët.

Çrregullimi bipolar mund të trashëgohet

Ekziston mundësia që çrregullimi bipolar mund të transmetohet nga prindi te fëmija. Hulumtimet kanë zbuluar se ekziston një lidhje e fortë gjenetike te njerëzit me këtë çrregullim.

Shanset për të shfaqur sëmundjen janë katër deri në gjashtë herë më të larta se ata që nuk kanë një histori të tillë familjare.

Trajtimi i çrregullimeve bipolare

Ekzistojnë disa trajtime në dispozicion që mund të ndihmojnë në çrregullimin bipolar. Ato përfshijnë ilaçe, këshillime dhe ndryshime në stilin e jetës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress