Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 30.04.2017 03:02

​Çfarë ndodh me trurin kur keni pagjumësi

| 17/02/2017 17:00

Koha e gjumit është një nga pjesët më të rëndësishme të ditës për trurin. Studimet e fundit tregojnë se kur dremisim, truri kryen një formë detyre shtëpie, pra si pastrimi i shtëpisë, pastron mbeturinat e punës së ditës dhe rigjeneron rrjetin nervor.

 Do të thotë që më pas jemi të gatshëm me kapacitet të plotë kur zgjohemi. Por pagjumësia e deprivon trurin nga kjo periudhë e rëndësishme pushimi. 

Në një studim të vogël të publikuar në revistën Radiology, një skuadër studiuesish kinezë dhe evropianë tregon më shumë analiza të detajuara se si pagjumësia ndikon në një tip të caktuar nervash të trurit që rregullojnë njohjen, emocionin dhe procesit ndijor. 

Studiuesit kanë krahasuar pamjet e trurit të 23 personave që vuajnë nga pagjumësia me të 30 personave me gjumë normal. 

Ata u fokusuan veçanërisht tek vëllimi i bardhë i cili përfaqëson qelizat nervore të veshura me një proteinë të veçantë, të quajtur  myelin, që përmirëson aftësinë e tyre për të dërguar sinjale tek njëri-tjetri.  

Tek njerëzit që vuanin nga pagjumësia kishte ndryshime në disa zona të caktuara të trurit, dhe kjo mund të lidhet me sasi të papërshtatshme myelin. Studiuesit mendojnë se kjo përçarje në mes të sinjaleve në këto zona shkaktohej nga pakësimi i myelin përreth këtyre neuroneve. 

Në fakt, 83%, apo pesë nga gjashtë takte të mëdha nervore që analizuan shkencëtarët, reduktoheshin tek njerëzit që vuanin nga pagjumësia. Pjesa më e madhe përqëndrohej në pjesën e djathtë të trurit, ku kontrollohen emocionet dhe disa funksione të tjera të mendimit, apo dhe sensorët informativë si shikimi, nuhatja dhe prekja.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress