Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 01:58

​Çfarë ndodh me trupin tonë kur pimë ujë me stomak bosh

Prishtinë | 06/11/2019 07:56

Uji, edhe pse jo ushqyes, parandalon ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit dhe ndihmon në largimin e nxehtësisë përmes djersës.

Në të njëjtën kohë, ai rregullon peshën e trupit dhe ndihmon në parandalimin e dehidratimit. Në lindje, 75% e peshës sonë është e përbërë nga uji, por ndërsa plakemi zvogëlohet në 60%.

Nevojat ditore për ujë ndryshojnë në varësi të moshës sonë, pavarësisht nëse jemi gra apo burra, dhe aktivitetet tona të përditshme, përcjell Ora News.

Si rezultat, duhet të pimë 7-8 gota ujë çdo ditë në mënyrë që trupat tanë të jenë të hidratuar.

Gota e parë e ujit duhet të konsumohet sapo zgjoheni

Natën trupat tanë lëshojnë lëngje. Prandaj dehidratohet. Pirja e gotës së parë me stomakun bosh ndihmon trupin tonë të funksionojë siç duhet.

Në të njëjtën kohë ne arrijmë:

-Të rrisim prodhomin e qelizave të reja

-Të kemi lëkurë me shkëlqim

-Shëndet më të mirë të sistemit limfatik

-Peshë fikse ose humbje nëse kombinohet me një dietë të shëndetshme

-Rezistencë më të madhe të trupit ndaj sëmundjeve

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress