Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 16.06.2019 07:45

​Burg për ushqimet false

Tiranë | 06/06/2019 16:40

Shtohen veprat penale te lidhura me mashtrimet me ushqimet dhe shkeljet e masave të sigurisë ushqimore.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat konsiderojnë si krim shitjen e ushqimeve të skaduara, falsifikimin e produkteve në të gjitha fazat e prodhimit dhe zinxhirin e qarkullimit, duke përdorur kimikate dhe lëndë shtese jo ushqimore.

Dënimet shkojnë deri në tre vjet burg. Sipas specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkelja e parë konsiderohet si kundërvajtje penale dhe zakonisht vendosen dënime alternative, por në rast përsëritje burgu është i pashmangshëm.

Për herë të parë dënime penale me burg do të ketë për ata që fusin në cilin do segment të tregut që nga importi apo prodhimi e deri tek shitja mallra ushqimore me të dhëna qe nuk i korrespondojnë përmbajtjes, origjinës sasisë apo cilësisë së deklaruar.

Dënimi me tre vjet burg përfshin edhe paraqitja e të dhënave të rreme në etikën e produkteve ushqimore dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve./Tch/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress