Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.06.2018 11:53

​Brokoli parandalon kancerin e zorrëve

Londër | 11/01/2018 20:05

Brokoli mund të parandalojë dhe madje edhe të kurojë kancerin e zorrëve, tregon një studim i ri.

Eksperimentet në minj treguan se brokoli shkatërron tumoret dhe shkencëtarët shpresojnë se kjo do të jetë shpresëdhënëse për njerëzit, transmeton KosovaPress.

Brokoli përmban sasi të larta të sulforafan që redukton rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë.

Studimi është bërë nga Universiteti kombëtar i Singaporit.

Kanceri i zorrëve është një nga sëmundjet më të zakonshme, sidomos në botën e zhvilluar, për shkak të dietave jo të shëndetshme.

Çdo vit rreth 16.000 njerëz në Britani vdesin nga kanceri i zorrëve. Më shumë se 40.000 njerëz diagnostikohen çdo vit, duke e bërë atë formën e katërt më të zakonshme të sëmundjes.

Rreth 110 njerëz diagnostikohen me kancer të zorrëve çdo ditë - një mesatare prej një çdo 15 minuta. Por nëse diagnostikohet në fillim, më shumë se 90 për qind e rasteve mund të trajtohen me sukses.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress