Drejtori i Shërbimit Shëndetësor britanik, Simon Stevens tha se me këtë ofrohet një strehim i sigurt për njerëzit që pinë tepër dhe do të lejohen për të fjetur aty, shkruan gazeta “Evening Standard”.
Njësitë mobile ose kontejnerët janë në terren në qytetet Newcastle, Cardiff dhe Bristol, ndërsa planifikohet vendosja edhe në vendet tjera.
Ndërmjet 12 dhe 15 për qind të personave që vizitojnë urgjencën mjekësore në Britani janë njerëz që kanë pirë shumë alkool, ndërsa kulmi është zakonisht në fund të javës, sidomos në këtë periudhë kohore, transmeton KosovaPress.
Stevens tha se ekipet mjekësore dhe shërbime tjera në detyrë po shpenzojnë kohën duke u marrë me persona të dehur, të cilët kanë nevojë vetëm për të fjetur dhe jo për kontrolle mjekësor, ndërkohë që ka shumë njerëz që janë me të vërtetë në situatë të vështirë.
“Ndihma e shpejtë shpesh duhet të merret me persona të dehur, të cilët në shumë raste janë agresivë”, tha ai.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018