Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:02

​Bie prodhimi i medikamentit Ibuprofen

Prishtinë | 05/10/2019 11:02

Farmacitë në të gjithë botën janë duke u përballur me krizë të medikamentit ibuprofen.

Sipas The Sun, klientë janë ankuar për mungesën e këtij ilaçi, dhe shimca i janë drejtuar paracetamolit.

Lajmit për shkurtimin e prodhimit të ibuprofenit e bënë të ditur mediat ndërkombëtare pas raporteve të publikuara nga kimistët.

Sipas tyre, mungon lënda e parë aktive në medikament duke prekur tregun farmaceutik botëror.

Mungesa e Ibuprofenit ka shqetësuar dhe pronarët e dyqaneve dhe farmacive të cilët janë duke kërkuar furnizim sa më të shpejtë.

Ato kanë vendosur lajmërime në dyqanet e tyre për të informuar qytetarët për mungesën e këtij medikamenti.

Shumë e qytetarëve britanik mendojnë se një prej faktorëve që ka sjellë në mujngesën e paracetamolit, antidepresantëve dhe medikamente të tjera është dhe tensioni politik që ka përfshirë vendin për çështjen Brexit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress