Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 01:55

​Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun e kancerit te femrat

Selanik | 21/05/2019 19:16

Shkencëtarët grekë gjatë një hulumtimi të ri, në të cilin analizuan të dhënat nga 19,000 njerëz, kanë gjetur se apnea obstruktive e gjumit (OSA) mund të rrisë rrezikun e kancerit te gratë, por jo edhe te meshkujt.

Studiuesit nga Universiteti Aristotel i Selanikut udhëhoqën studimin, duke përdorur të dhëna nga 5,789 gra dhe 13,767 meshkuj, transmeton KosovaPress.

Të gjeturat mbetën të vërteta kur faktorët tjerë që shkaktojnë kancer, si një BMI e lartë, statusi i pirjes së duhanit dhe konsumimi i alkoolit, janë marrë parasysh.

Miliona njerëz në mbarë botën kanë OSA, të cilat mund të shkaktojnë gërhitje. Ekspertët thanë se gjetjet nuk duhet të alarmojnë njerëzit që gërhijnë dhe paralajmëruan se nuk është hera e parë që bëhet lidhja e apnea të gjumit me kancerin.

Ndryshimet e jetesës mund të luftojnë gjendjen, shpesh të shkaktuar nga mbipesha, pirja e duhanit ose alkoolit.

Apnea obstruktive e gjumit, ku rrugët e ajrit gjatë gjumit ndërpresin frymëmarrjen normale, mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Ajo ndikon në mes të katër dhe dhjetë për qind të njerëzve në Britani të Madhe, dhe 22 milionë njerëz në SHBA, sipas vlerësimeve.

Ndërprerjet e përsëritura të gjumit mund ta bëjnë personin shumë të lodhur, duke mos qenë në dijeni të problemit.

NHS thotë se OSA mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, sulm në tru ose zemër, zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Trajtimi përfshin ndryshimet e jetesës, si humbja e peshës, nëse është e nevojshme, dhe shmangia e alkoolit.  

Gjithashtu mund të përdoret një pajisje për avancimin mandibular (MAD), e cila është si një mburojë e gomës që mban gjuhën përpara për të rritur hapësirën në pjesën e pasme të fytit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress