Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.08.2019 06:20

​Antibiotikë super të fuqishëm kundër baktereve vrasëse

| 11/07/2019 11:57

Shpresa të reja kundër rrezikut global të rezistencës antibiotike.

Ato vijnë nga dy antibiotikë të rinj që janë në gjendje të eliminojnë bakteret vrasëse që sot etiketohen si Staphylococcus Aureus dhe që janë shumë rezistente.

Krijuar nga shkencëtarët francezë nga një toksinë bakteriale, këta dy antibiotikë super të fuqishëm janë gjithashtu efektivë edhe kundër infeksioneve antibiotike multirezistente në përdorim si për shembull famëkeqja Pseudomonas Aeruginosa.

Sipas revistës ”PLOS Biology” ky rezultat u arrit nga ekipi francez i Brice Felden i ”Inserm” (Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mjekësisë) dhe universiteti ”Rennes 1” së bashku me shkencëtarët nga instituti ”Rennes” i Shkencave të Kimisë (ISCR).

Sipas OBSH-së dhe OKB-së, çdo vit rreth 700 mijë persona vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve, një numër i destinuar të rritet në 10 milionë në vitin 2050, nëse nuk ndërmerren masa.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress