Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.01.2017 06:13

​Alkooli rrit oreksin

| 11/01/2017 14:49

Alkooli rrit oreksin, kanë zbuluar shkencëtarët së fundmi.

Në testet që janë realizuar në minj, alkooli ka  aktivizuar sinjalet e trurit të cilat e bëjnë trupin të kërkojë më shumë ushqim.

Hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë raportuar gjetjet e tyre në revistën Nature Communications, besojnë se e njëjta gjë mund tu ndodhë edhe njerëzve.

Minjve u janë dhënë doza të alkoolit për tre ditë - një dozë të barasvlershme me rreth 18 njësi apo një shishe e gjysmë verë për një person.

Alkooli ka shkaktuar aktivitet në rritje në neuronet e quajtura AGRP.

Këto janë neuronet që pushojnë se funksionari kur trupi përjeton uri.

Pas eksperimentit, minjtë kanë ngrënë më shumë se sa normalja.

Kur hulumtuesit kanë përsëritur eksperimentin, por kanë bllokuar neuronet, minjtë nuk hanin  dhe për këtë studiuesit thonë se neuronet AGRP janë përgjegjëse për oreksin e krijuar nga alkooli, transmeton KosovaPress.

Temat:
  • Alkooli
  • Shendeti

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress