Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:06

​7 këshilla për të mbrojtur zemrën

Prishtinë | 14/05/2019 11:53

1.Mbani nën kontroll presionin e gjakut - “Është shumë e rëndësishme të monitoroni presionin e gjakut, sepse hipertensioni është një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve dhe goditjeve të zemrës”

2.Kontrolloni kolesterolin - Kolesteroli konsiston tek yndyrnat në gjak, dhe me kalimin e kohës këto yndyrna bllokojnë venat dhe të shkaktojnë arteriosklerozë. Kjo gjendje çon në ngushtimin e arterieve që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës, goditje, dhe probleme të tjera të zemrës.

3.Reduktoni sheqerin në gjak - Diabeti është një sëmundje e cila nuk mund të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe kjo mund të shkaktojë probleme në zemër dhe sistemin kardiovaskular.

4.Qëndroni aktivë - Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, veçanërisht për njerëzit të cilët kanë sëmundje kronike. Mjaftojnë 30 minuta në ditë, për 5 ditë të javes, për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.

5. Përmirësoni dietën tuaj ushqimore - Për zemrën duhet një dietë e shëndetshme e cila është ë fokusuar tek frutat, perimet, drithërat dhe proteina të varfra. Shmangni yndyrnat, sheqerin, kripën dhe mishin e kuq.

6.Humbisni peshë - Obezitiviteti është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Heqja e disa kilogramëve do të përmirësonte ndjeshëm shëndetin tuaj të zemrës.

7.Ndaloni duhanin - Duhanpirja rrit rrezikun e zhvillimit të gjithçkaje, që nga kanceri, diabeti, dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për zemrën tuaj.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress