Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:42

​3 këshilla për kujdes ndaj flokëve të yndyrshme

Prishtinë | 18/10/2018 08:08

Flokët e yndyrshme janë një problem mjaft i madh, dhe këtë e dinë më së miri ata që përballen çdo ditë me këtë.

Por, ju jeni ata që e keni në dorë fatin e flokut tuaj, duke u kujdesur në mënyrën e duhur, mund ta luftoni këtë gjë që ju bezdis.

KosovaPress më poshtë ju sjell disa këshilla për flokët e yndyrshme:

Mbani duart larg flokëve

Këtu përfshihet edhe krehja e tepërt e tyre. Prekja e vazhdueshme e flokëve ndikon dukshëm në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Mos i pastroni shpesh

Larja apo fërkimi i tepërt  mund të irritojë lëkurën e kokës, duke shkaktuar edhe me shumë yndyrë. Është mirë që të përdorni ujin e ftohtë në fund të dushit, sepse largon gjëndrat dhjamore, për dallim nga uji i nxehtë.

Thani flokët në mënyrë natyrale

Sa më shpesh që keni mundësi, flokët duhet t’i thani në mënyrë natyrale, apo në temperaturë krejtësisht minimale. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress