Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 06:03

​10-vjeçarja shtatzënë, në muajin e tetë

Buenos Aires | 11/11/2019 17:35

Foto nga arkiva

Një vajzë 10-vjeçare u dërgua te mjeku për kontroll, dhe ata zbuluan se ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Mjekët në Posadas, në veri të Argjentinës, arritën në përfundimin se ajo kishte qenë përdhunuar nga i vëllai 15-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që mediat vendase thonë se vajza as nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte, dhe tha se kishte qenë përdhunuar nga vëllai i madh vetëm një herë.

Departamenti i Shërbimeve Sociale thonë se vëllai është larguar tashmë nga familja, dhe foshnja, që do të lindë në dhjetor, do të rritet nga nëna e vajzës./tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress