Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:08

​10 minuta vrapim ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Bristol | 09/08/2018 17:12

Vrapimi për vetëm 10 minuta në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për të rriturit e moshës mbi 60-vjeç me 6 për qind, tregon një studim i ri.

Studiuesit thonë se vrapimi i moderuar ulë biomarkuesit në gjak që tregonin inflamacion, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin - të gjitha këto ngrenë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo u gjet të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë, të cilët ulin rrezikun e tyre gati dy herë më shumë se meshkujt, transmeton KosovaPress.

Ekipi thotë se studimi i tyre, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, tregon se çelësi për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës - vrasësi numër një në çdo vend duke përfshirë SHBA - është përmirësimi i funksionit të enëve të gjakut.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress