Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 15.11.2018 06:56

​Kroacia heroike kualifikohet në finale

Rusi | 11/07/2018 22:38

Kroacia është në finale pas një tjetër 120 minutëshi të luajtur në Luzhniki Stadium.

Anglia do të kthehet në shtëpi pa trofeun dhe ballkanasit do të luftojnë për Kupën e Botës me Francën.

Anglia bëri një nisje të përsosur duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5’ me Trippier. Mbrojtësi i djathtë anglez lëshon një goditje fantastike nga encja duke realizuar një gol ëndrrash në gjysmëfinale.

Kroacia nuk reagon ndaj Anglisë që merr zemër dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin me anë të Harry Kane apo Jesse Lingard

Prapavija angleze është e kujdesshme dhe e pakalueshme gjatë pjesës së parë, por pas pushimit situata ndryshon në mënyrë të pakuptimtë. 

Befasisht janë kroatët ata që kontrollojnë lojën dhe krijojnë rastet për të shënuar. Ishullorët duken konfuzë dhe bëjnë shumë gabime në pozicionim dhe pasime, si pasojë ndëshkohen nga Ivan Perisic në minutën e 68’ pas krosit të Vrsaljko.

Kroacia merr frenat e lojës në dorë pas golit që i ka falur eufori. Rastet vazhdojnë një pas një dhe vetëm fati shpëton portën e Pickford. Southgate mundohet të reagojë por nuk ia arrin megjithëse fut Rashford në fushë. Situata nuk ndryshon dhe si pasojë Kroacia do të luajë minutat shtesë për të tretën herë radhazi.

Minutat shtesë flisnin përsëri vetëm kroatët të cilët nuk dihet se ku i gjenin bateritë për të vazhduar pa pushim.

Aksionet më të rrezikshme ishin të ballkanasve dhe pas disa rasteve të mira, Mario Mandzukic shënon gol në minutën e 109’ pas pasimit të Perisic./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress