• Lajmi
  • KosovaPress , 05 Dhjetor 2013 22:15

​ 'Integrimi në BE, proces i pakthyeshëm për Kosovën'

prev next
 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pasur sot një bisedë telefonike me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, të cilën e njoftoi me progresin në Kosovë, si dhe për hapat që po bën Kosova me qëllim të avancimit të rrugës së saj integruese evropiane.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sipas MPJ, Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën ky proces, duke qenë se është marrëdhënie kontrakuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës evropiane.

“Ky është hapi i parë i pakthyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ministri Hoxhaj.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, rikonfirmoi përkrahjen e saj për Kosovën në proceset integruese evropiane.

Hoxhaj dhe Lunacek kanë biseduar edhe për proceset tjera në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal./Kosovapress/