Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 11:58
Zejnullah Jakupi

​Pse nuk po bëhen dokumentarët e „dramatizuar“ për UÇK-në?

Prishtinë | 22/04/2019 11:10

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Ra ky mort e u pamë! RTS-ja këtë vit e bëri një hyrje në këtë doktrinë. Me këtë tregoi se vetëm ai që di dhe është i pergatitur profesionalisht mund ta tregojnë sagën e tij më së miri dhe e bënë atë të besueshme për publikun, sepse ka dije dhe aftësi. RTS dihet se ishte pjesë e trashëgimisë Jugosllave. Posedonte të gjithë kuadrot, financat. Kjo trashëgimi tani po vihet në shërbim të tyre (pra dokumentari ishte një bashkëpunim mes RTS-së dhe Qendrës Ushtarake për Kinematografi ´Zastava, pra nuk kanë prodhur vetëm një dokumentarë të zakonshëm siç i bëjnë televizionet tona..). Si ishte para luftës, ku u shkolluan kuadrot e tona (kosovare) dhe ku janë ata sot? A ka Kosova poetencial të bëjë dokumentarë të luftës? Disa janë bërë, pra edhe asosh të ndërtuara me rrëfime të bashkëluftëtarëve duke i pasqyruar ngjarjet me pjesë filmike nga arkiva, pamje filmike amatore, por shumë pak ka patur realizime profesionale me dramatizim. Ndoshta për këtë mungojnë kuadrot!

Trashëgimia e Kosova Filmit dhe dokumentarit televiziv

Përkëtë dihet shumë pak. Sepse regjisorët e RTP-së dikur tashmë nuk janë më ose nuk ishin kyqur ose nuk ishin përfilluar të punësohen në RTK. Por ajo që dihet është fakti se se dikur serbët ose jugosllavët, na bënin filma për Luftën Nacional-Çlirimtare. Akademia dhe propaganda filmike ka qenë në atë kohë shumë e fortë, po mendoj teknikisht dhe profesionalisht. Filmi jugosllav dhe Kinomatografia Jugosllave e pas luftës pra pas (1945) e deri në në vitet 90-ta ka qenë shumë profesionale dhe e financuar nga shteti jugosllav që të përhapte imazhin dhe doktrinën e Bashkim-Vllaznimit mes popujve. Filmat me partizanët kundër okupatorit gjermano italian, nazi-fashist kanë qenë realizime filmike të klasit të parë, përjashto ideologjinë socialiste që mishërohej me jugosllavizmin. Zatën profesionalisht u ngritën në akademitë e filmit dhe në shkollat në Beograd, Zagreb dhe Lublanë të gjitha kuadrot kosovare nga bota e filmit, ajo e televizionit dhe radios. Kuadrot e shumta u shkolluan në Beograd dhe me tu kthyrë në Kosovë ngritën Kosova Filmin dhe bënë shumë filma natyrisht me ndihmën e Kinomatografisë Jugosllave, sepse projektet ishin të përbashkëta dhe kështu edhe shqiptarët lanë gjurmë në këtë lëmi. Të gjithë i dijmë protagonistët e saj, nuk dua ti përmendi këtu. 

Për këtë duhet nje analizë ose punim doktorature. Por pse pas 20 vitesh Kosova Filmi dhe as Radiotelevizioni Publik nuk bënë asnjë përpjekje ta forconin këtë lëmi, filmin dhe kinemtografinë? Nuk ka as bashkëpunim me Kinematografinë Shqiptare, mbase edhe lufta e Kosovës, ashtu si beteja e Kosharës u ndihmua nga forcat shqiptare të ushtrisë në kufi, sic u ndihmua natyrisht edhe nga forcat aleate të NATOS-së dhe pa intervenimin e tyre as shteti i Kosovës nuk do ishte sot. Ndërsa sa i përket filmit duhet thënën se kinasët tanë as sot nuk përkrahën. Gazetarët e televizionit gjithashtu jo. Kuadroat e tona që kanë studjuar në perëndim, njëri ndër ta jam edhe unë, për gazetari dhe televizion, asesi. 

Tani mbase na anshkalojnë, ju propozoj atyre që kanë zënë pozitat të lidhin bashkëpunim me RTS-në, dhe ta paguajnë televizionin serb, për tua bërë dokumentarët e luftës, pra e kam fjalën për dokumentarë të tillë të „dramatizuar“, të cilat BIRN dhe Jeta në Kosovë i ka testuar disa herë me sukses, kur është fjala për policinë dhe krimin në Kosovë, por si duket tani mungon financimi dhe strategia, të ecet tutje. Natyrisht se për këtë duhet financim dhe përkrahje profesionale e që për momentin as shteti i Kosovës nuk e ka. Gjithashtu mungon bashkëpunimi me shtetin amë (Shqipërinë) siç thash,por nuk kemi as kuadro të mirëfillta, ose nuk dëshirojmë, të merremi me punët e "vogëla", se ka tjera çështje me prioritet. Por, t´i ktehehemi dokumentarit të RTS-së, kushtuar Betejës së Kosharës.

RTS-ja dhe dokumentari rreth Betejës së Kosharës

Kush e kupton gjuhën serbe ja vlen të shikohet dokumentari për Betejën e Kosharës i realizuar nga RTS në vitin 2019. Dokumentari ka ndërtuar ngjarjet për betejën në bazë të rrëfimeve të protagonistëve, ushtarëve serbë, dhe udhëheqëseve të ish- Ushtrisë Jugosllave, në fakt serbe. Dokumentari deri diku është i balancuar, në përshkrimin e ngjarjeve faktike, përjashto paragjykimet politike, shoviniste që i shfaq ndaj UÇK- së duke e quajtur si „terroriste“ dhe shumë shprehje tjera denigruese për ushtarët tanë dhe Luftën Çlirimtare. Por, dokumentari ja vlenë të shikohet, sepse i tregon në shumicën e rasteve, për habin tonë, më shumë humbjet e ushtarëve serbë se sa fitoret dhe kjo e bënë dokumentarin të besueshëm. Beteja e Kosharës ishte tmerrë i vërtetë për ushtrinë serbe. Aty permendet Komandanti Agim Ramadani, Sali Çeku, Ramush Haradinaj, u panë në video Fatmir Limaj e shumë lufëtarë të rënë dhe prej atyre që sot janë gjallë etj (pamjet ishin të huazuara nga emisioni "Pa Rrotlla"). Për lavdinë e betejës na e kanë thënë luftëtarët tanë, po ne kurrë nuk e kemi besuar. Ata luftuan si vetëtima dhe bënë heroizma të vërtetë, bënë që ushtarët e armikut t´i lënë kockatë një nga një në këtë betejë historike. Ata humbën (ushtria serbe, -Jugosllave) edhe pse përdorën gjithë arsenalin ushtarak (shiko në fund të dokumentarit dhe ja vlenë të lexohen sa e sa brigada dhe sa arsenal ushtarak u shfrytëzua në këtë betejë dhe humbën). Nga këto rrëfime të pjesëmrrësve serbë, vullnetarë, snajperist militarë serbë, UÇK dhe luftëtarë shqiptarë dolën fitues. Në këtë dokumentar u vërtetua edhe njëherë se shqiptarët në luftë guerile janë të parët, nuk kishte kush t´ i ndal, ju futën tmerrin ushtrisë serbe dhe korrën fitore, betejë kjo e cila shumë pak po çmohet, si gjithë lufta e UÇK-së dhe luftëtarët tanë.

Pse nuk u bë dokumentari për Adem Jasharin?

Stoicizmin heroik të lagjes dhe familjes Jasharaj gjatë ofensivës së ndërmarrë nga forcat ushtarake serbe kundër saj me një improvizim filmik (dramatizim) do të tregohej dhe ilustrohej lufta dhe reszistenca e familjes, pse jo edhe të dokumentohej, si ndodhi ngjarja, sa u përkrah rezistenca e familjes Jasharaj nga luftarët e UÇK-së? Ky dokumentar nuk u bë asnjëherë deri tani. Dihet tashmë, se shumë pak, ose ndihma në këtë kohë nga shtabi i UÇK-së ishte e pamundur,sipas rrëfimeve te bashkëfshatarëve, sepse ishte rrethim i hekurtë nga forcat serbe. Me rënien e 53 anëtarëve të familjes Jasharaj gjatë dhe pas luftës të gjithë e përkrahëm dhe u solidarizuam duke i ngritur asaj dhe komandantit Adem Jashari epitetet më të larta heroike. Pra, pavarësisht se si kanë qenë rrethanat, historia duhet shkruhet dhe tregohet ashtu siç ka ndodhur. Kohët e fundit, gati e gjithë shoqëria, ka nis ta harrojë sakrificën e UÇK-së, heronjëve të Kosovës, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës nëpër betejat e saja. Nuk e kam fjalën për teatralizimin amator nëpër mitigje partiake dhe fjalime pran busteve dhe varreve, por paraqitje filmike kritike dhe profesionale me projekte serioze nga të cilat do të mësonin të gjithë për të kaluaren historike nga lufta e fundit.Pra, kjo në një mënyrë na shtyn të reflektojmë edhe për të ardhmen dhe para se të mendojmë ta lëshojmë Atdheun, Kosovën e dashur, para se të vendosim të flasim kundër luftëtarëve dhe të rënëve por edhe heronjëve të gjallë të luftës së UÇK-së është mirë të punojmë, të reflektojmë dhe të mos flasim dhe veprojmë kundër atyre që dhanë jetën për liri, kundër gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre betejave dhe shumë prej tyre që i mbijetuan betejave të lavdishme, për këtë duhet të shikohet ky dokumentar.

Për fund

Në këtë shembull, siç e ka bërë RTS-ja për ushtrinë dhe heronjët e tyre, e ka bërë dokumentarin e Luftës së Kosharës, edhe pse ishte një realitet i treguar më shumë për humbjen e tyre. Ky dokumentar i RTS-së na mëson ta kuptojmë se çfarë trimërie dhe përgatitje luftarake treguan luftëtarët tanë. Ky dokumentar, pikërisht edhe për faktin se është i rrëfyerë nga ana kundërshtare, na tregon në mënyrë direkte se çfarë lufte strategjike kanë zhvilluar luftarët e UÇK-së. Për këtë duhet edhe shteti i Kosovës, por edhe Radio-Televizioni Publik të realizojë dokumentarë të këtij niveli, profesional, për betejat e lavdishme, bazuara pra edhe në rrëfime dhe duke i ndërtuara ato me skena të improvizuara, për t´i paraqitur sa më reale ngjarjet e zhvilluara gjatë luftës 1998/99. Ndihma duhet kërkuar dhe pranuar edhe nga teatrot dhe televizionet kombëtare si KTV, RTV21, KlanKosova, T7 por edhe ata nga Shqipëria etj.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar