Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:42
Zejdush Kastrati

​Pacolli,me “i forti”...!

Prishtinë | 06/09/2017 08:44

Shkruar nga: Zejdush Kastrati

Nese ,bazohemi, ne Marrëveshjen e nënshkruar mes Pan-it dhe AKR-se,por edhe publikimeve tjera, neper mediat elektronike dhe ato shkruara,personi, numer nje,dhe me kompetenca me te fuqishme, ne ekzekutivin e ardhshem, qe pritet te themelohet pas zgjedhjes se kryeparlamentarit,do llogaritet, lideri i AKR-se , Behgjet Pacolli ,e jo Ramush Haradinaj !

Me letra, dhe me numrin e ministrive dhe zevendesministrave, z. Pacolli, de fakto,eshte njeshi, sepse pritet  te marri,hiq me pak se 5 ministri  dhe postin e zevendeskryeministrit te pare,ministri qe kane peshe dhe reputacion si ne sferen nderkombetare,por edhe sa i perket bugjetit dhe kompetencave ekzekutive,pastaj gjithe  minsitrat e tij, nuk i pergjigjen dhe nuk i raportojne kryeministrit Haradinajt, por vetem Pacollit, i cili edhe ka te drejt ekskluzive ti emeroj dhe largoj,e  nese ia shtojme edhe pozitat e 8 zevendesministrave dhe antareve tjere neper borde e kompani...!,atehere, si  te mos llogaritet se Pacolli, me “i forti” ..!

Ramush Haradinaj,me tri ministri dhe me postin e kryeministrit,por edhe me disa pozita zevendesministrash,te  vetmen privilegj dhe satisfaksion e ka se ,ndoshta me ne fund po i realizohet deshira e tij e kahmoteshme, qe te ulet ne postin e Kryeministrit,post  i cili nuk besoj se do ti sjelle  ndonje te mire te madhe  ne aspektin e fuqizimit te partise e ne te mire te Kosoves,meqe vendimet qe e presin Kosoven ne te ardhmen ,jane sa te dhimbshme, aq edhe sfiduese e besa edhe politikisht shume te demshme,dhe mund ta varrosin cilin do nga lideret aktual,andaj,pse jo edhe Rambon....!

PDK-ja.si subjekti politik qe ka me se shumti deputete  nga radhet e PAN-it,edhe me kete rast, eshte humbesi me i madhe edhe i ketij kolalicion te fundit.  
Me postin e nje zevendeskryeministri dhe me 6 ministri,dhe  ate, me vetem nje ministri qe ta “mbush syrin”- ajo qe ka “kuleten”,sepse te tjerat mund te quhen edhe digastere,kjo parti, definitivisht,eshte futur, ne pozicionin me “ramje te lire”,dhe veshtire eshte,  te dihet se kah po shkon, dhe  si e ku  do te perfundoj....?!

Nisma,pa “therre ne kembe” dhe pa asnje “gervishje”, perfitoi”bingo” me  tri ministri e nje pozite zevendeskryeministri, dhe  me taktikat e  veprimit ,ishte shume  a matun, gjate gjithe kohes,dhe ne fund,arriti masksimumin e te mundshmes...!

LDK-ja,  e Isa Mustafes,gjate gjithe kohes,para  se te largohej AKR-ja,veproi sikur ,bota sillej rreth saj,dhe lideri i saj aktual, njeherit edhe Kryeminister ne largim,merrej vetem me sistemimin dhe rahatimin neper poste ministrore dhe borde, te gjitha atyre qe i ka per momentin nen kontroll,dhe qe shpreson se do ta degjojne,edhe pas largimit te tij nga ky post,dhe shkuarja e LDK-se, ne opozite,me 26 deputete,qe kane pervoje dhe kapacitete qe nuk mund ti kontestohen,me nje reformim te brendshem,duke larguar, ata qe e sollen ne kete gjendje,(garda e vjeter)  e qe mendoj se gjithesei do te ndodh, kjo parti, ka mundesi te fuqizohet, faktorizohet,dhe shpejt, te marri vehten.

W,nuk la “gur pa levizur”,me te vetmin qellim per te marre pushtetin.Albini, sillej  e komunikonte si kryminister,dhe fale retorikes e pragmatizmit,por edhe aftesive e zhdervjelltesive qe disponon,ka kapacitete,gati sa gjithe lideret tjere bashke, dhe ska dileme se pos deshires se madhe te tij, koha po punon ,qe ai te behet lider i se ardhmes...

W, edhe ne opozite  fuqizohet , faktorizohet,forcohet.. jo  me meritat e saj,por ne radhe te pare ,duke iu falendetru, dobesive dhe leshimeve e Pan-it dhe te tjereve.
Perfituesi me i madh,i gjithe ketij lemshi politik,ne te cilen, u katandis, skena politike kosovare,gjete ketij tremujori,padyshim eshte “Baci” me AKR-ne si kompani, te cilit,iu vardisen  dhe iu perkulen ,te gjithe,pa dallim,edhe ata qe mbeten jashte ketij kooalicioni,bile i  shkuan edhe ne vilen e tij, ku  dhe neshkruan edhe Marrevshjen e kooalicionit, sikur pala qe shkoi, te perfaqesonte ndonje ekip per pajtim gjaku, apo ndonje konflikti familjar, e jo te perfaqsonin Institucionet tona me te larta shteterore!!!!
“Baci” si baci.E luajiti lojen perfekt.Kuptohet tregoi se eshte “tugjar” qe veshtire ia gjen shoqin.E rriti, e rriti, dhe e shumefishoi  pazarin brenda ketyre tre muajve, sa qe shtepine me vlere milioneshe, e bleu nga nje familje qe ka “kancerin” per hiq me shume, se 10 mije euro...!

 Kjo eshte politika,alla shiptarqe....!!!!!

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar