Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:22
Ylber Vokshi-Ylli

​Ndërtimet në Kosovë

| 04/08/2014 17:12

Shkruar nga: Ylber Vokshi-Ylli

Nuk ka ligj në rruzullin tokësor që do të më detyron të punoi me humbje ose që do të më ndalon të punoi,nëse i respektoi të gjitha ligjet aktuale në shtetin tim dhe normat e standardet e fushë së ndërtimit”. Po e theksoi një thënie të një eksperti të fushës së ndërtimit,të cilën ma kishte ngulfatur në kokë para katër dekadash,kur e kisha filluar karrierën time profesionale,si arkitekt i ri atëherë para 36 vite në Gjakovë. Se plotësisht kishte pas të drejtë këtë e tregoi koha e pas luftës së vitit 1999. E kundërta e kësaj thënie u zhvillua në tërë Kosovën,u ndërtua në mënyrë speciale,pa u respektuar asnjë ligj apo rregull teknike,natyrisht duke marrë në konsideratë fazën dy-tre vjeçare të rindërtimit pas luftës.

Nga këndvështrimi i sodit është tragjike ajo se çka ka ngjarë në Kosovë me ndërtimet,me pasoja të rënda të pa kthyeshme,pasi kishim filluar që të mësohemi,se për të ndërtuar një objekt duhet respektuar disa rregulla ligjore dhe teknike,që konsistojnë së fundi me marrjen e lejes së ndërtimit. Të punuarit me disa rregulla teknike është obliguese për sigurinë e objekteve,ashtu kërkohet dhe veprohet në tërë botën e civilizuar,të cilës kemi menduar se i takojmë. Duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë,se për të jetuar dhe vepruar në një qytet e posaçërisht në kryeqytet të shtetit,duhemi të iu nënshtrohemi - përmbaheni disa rregullave civilizuese,që përfshijnë organizimin dhe respektimin e disa rregullave urbane e të jetuarit në qytet,të cilat pak kush i respekton sot në Kosovë.

Posaçërisht në kryeqytet dhe disa qytete tona,ma në fund filloi të veproi pushteti ligjor edhe në fushën e ndërtimit,që shumë pjesëmarrëseve në ndërtim nuk po iu konvenon,pasi ishin mësuar të punonin në mënyrën e vetë të jashtëligjshme,me krijimin e monopoleve lokale korruptive e tjera. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësin e përzierjes së kompetencave që në raste të tilla ngjajnë. Një ndryshim radikal dhe i shpejt i veseve tona e mundëson ketë,e dëmton në një mas procesin,por ndryshimet janë të domosdoshme,të pa evitueshme,në të gjitha aspektet si hapësinore,urbane dhe arkitektonike.

Shqetësimet e ndërtimtarëve janë me vend,brengosës me gjendjen e krijuar së fundmi në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit të materialit ndërtimor,që vlerësohen si kritikë dhe të pa përballueshëm. Kështu u tha në një konferencë për media të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e ndërmarrjeve ndërtimore dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore. Ndërtimtarët nuk po kanë guxim të emërtojnë shkaktarët e vërtet të kësaj situate të krijuar,e që jemi të gjithë ne,nga qeveritë e kaluara,komunat, projektantët,ndërtuesit e pjesëmarrësit tjerë në procesin e ndërtimit. Të gjithë ne i kemi përgjegjësitë sipas hierarkisë funksionale,të cilat që pesëmbëdhjetë (15) vite nuk i kemi përfillur,duke mos menduar në pasojat me të cilat tani jemi të detyruar të ballafaqohemi për të sanuar sadopak situatën e krijuar.

Problemin kryesor askush nga ndërtimtarët nuk e përmendë,e ai është mënyra se si është lejuar dhe ndërtuar në Kosovë. I tërë procesi i ndërtimeve ka qenë në një far forme ilegal. Është lejuar nga pushteti qendror dhe ai lokal që të ndërtohet në mënyrë klandestine,pa kontroll (mbikëqyrje) shtetëror,pa siguri të objekteve,ku humbësit ma të mëdhenj po rezultojnë banorët të cilët janë detyruar të blejnë apo ti shfrytëzojnë këto objekte dhe hapësira të ndërtuara.

Si pretekst për reagim këto ditë,Shoqata e Ndërtimtarëve apostrofon disa çështje të cilat edhe kanë mundur të korrigjohen,nëse do të kishte bashkëpunim në mes të organeve vendimmarrëse në të dy nivelet shtetërore. Ë kamë bindjen personale se shumica e ndërtimtarëve në këto vite janë detyruar të “bashkëpunojnë” me pushtetet lokale e tërësisht në damë të qytetarëve,pasi zyrtarisht nuk i kanë paguar shtetit,duke ndërtuar në shumicën e rasteve pa leje.

Atë që me vite e kamë theksuar dhe potencuar në shkrimet dhe paraqitjet e mija publike,është se “ngopja e tregut” si dukuri normale në këto procese do të na gjejë tërësisht të pa përgatitur. Në tërë Kosovën kemi ndërtuar pa planifikim hapësinor dhe urban,si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal. Këto sugjerime të mija nuk janë trajtuar seriozisht as nga vendimmarrësit kosovar e as nga specialistët e fushës,të cilët as që kanë dashur të trajtojnë problematikën e ngopjes së tregut me banesa seriozisht,edhe se një fenomen i tillë më parë i kishte goditur tregjet e shteteve të regjionit,e së fundit edhe atë shqiptar në Shqipëri.

Nuk janë fare fajtor pushtetet aktual të komunave,ky është rezultat i tërë asaj se si kemi lejuar të ndërtohet në tërë Kosovën. Kjo mënyrë e ndërtimit i ka konvenuar vetëm një numri shumë të vogël njerëzish në pushtet dhe biznese. Kjo qartë nënkupton se tërë kohën e pas luftës kemi lejuar të ndërtohet pa planifikim urban,dhe nuk është fare çudi përse sot kemi ardhur në ketë situatë krize për ndërtimtarët. As legjislacioni i kaluar, edhe se ka pasur mangësi evidente, nuk ka qenë shkaktar i kësaj gjendje në të cilën kemi arritur,e që të parët në lëkurën e vetë do ta ndiejnë ndërtimtarët.

Kaptin e veçantë,e posaçme,është se si është ndërruar në mënyrë radikale legjislacioni i fushës së ndërtimit nga Qeveria e Kosovës. Me arsyetime të pa qëndrueshme së kinse me reformimin e sistemit legjislativ do të kemi ndryshime pozitive në fushën e ndërtimit, çka realiteti ynë po e demanton,ende pa u mishëruar me këto ligje të reja që na u “imponuan” nga miqtë tanë. Dorën në zemër ka shumë çështje progresive në këto ligje,por duhet të jemi realistë dhe ato ligje të ia përshtatim mentalitetit tonë dhe infrastrukturës mendore të jonë si dhe aftësive dhe mundësive tona tipike ballkanike.

Lidhur me Ligjin e Ndërtimit,kam dhanë shumë sugjerime konstruktive në nivelin ministror (MMPH),në nivelin e dëgjimit publik në komisionin parlamentar të Kuvendit të Kosovës si dhe me shkrime publike në shtypin e shkruar kosovar,para se ai të aprovohet (prill 2012). Për fat të keq e të gjithë neve vërejtjet,sugjerimet e mija nuk janë përfillur dhe ai ligj është bërë ekzekutiv në korrik të vitit 2012 . Ngjashëm ka ngjarë edhe me Ligjin për Planifikim Hapësinor dheLigjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje në gusht të vitit 2013. Janë këto ligje që kanë krijuar “konfuzitet’ edhe ma të madh në fushën e ndërtimit,pasojat e të cilave së fundit do ti paguajnë vetë banorët e Kosovës.

Ashtu si janë të konceptuar këto ligje nuk do të duheshin të ishin problematik për ndërtimtarët,pasi parimi “heshtja është pranim” (neni 4 pika 1.6) dhe neni 31 pika 3, skajshmërisht i favorizon kërkuesit e lejeve ndërtimore të vazhdojnë të ndërtojnë si deri me tani,pasi dikasteret e urbanizmit në komunat tona,as për së afërmi nuk janë të përgatitura teknikisht e as me kuadro në ketë lami,për dhënien e lejeve dhe kontrollin e punëve ndërtimore,sipas ligjeve të reja që janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës. Ka edhe shumë çështje tjera që janë diskutabile në këto ligje,por sot është e tepërt për ti aktualizuar edhe një herë pasi ato, me “forcë”, të pa justifikuar teknikisht janë bërë ekzekutive,për atë edhe janë pritur këto probleme që ju po i potenconi.

Kërkesat tjera të ndërtimtarëve si efikasiteti i Drejtorive Komunale të Urbanizmit,aplikimi i lehtësirave mbi taksat komunale,sigurimi i kuadrit të nevojshëm profesional e të tjera,konsistojnë me kërkesa reale,të cilat organet shtetërore janë të obliguar ti plotësojnë,por assesi nuk janë të ndërlidhura me “krizën” që e ka kapluar sektorin e ndërtimit,e për të cilin ju po ankoheni. Por ju jeni njeni nga fajtorët kryesor,për gjendjen e krijuar në ndërtimtarinë kosovare, me të cilën mburreshim në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

E pasi po alarmohet opinioni i gjerë për situatën e krijuar në fushën e ndërtimit,të cilën e kemi bërë vet ne e askush tjetër,shtrohet pyetja e logjikshme,cilët investitor të huaj do të investonin në Kosovë,ku aspak nuk ka siguri që nga fillimi i investimit me ndërtimin e kapaciteteve prodhuese,pa marr parasysh a është ai investitori huaj apo shqiptar nga diaspora,a keni menduar për ketë zotëri ndërtimtar ndonjëherë ?. Mirë e thotë populli i ynë “së pari duhemi me e pastruar oborrin në shtëpinë tonë e pastaj ...”

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar