Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:26
Ylber Vokshi-Ylli

​Marrëveshja për Asociacionin dhe Planifikimi Hapësinor i Kosovës

Prishtinë | 31/08/2015 17:39

Shkruar nga: Ylber Vokshi-Ylli

Me vite të tëra,me të drejtë është kërkuar nga vendimmarrësit kosovar të trajtohet seriozisht problematika e Planifikimit Hapësinorë në tërë territorin e Kosovës.

Ajo është nënçmuar,neglizhuar,është shpërfillur në ekstrem,edhe se ishte formuar një Ministri (MMPH) e cila si veprimtari parësore,pos mjedisit,duhej të merrej me planifikimin e territorit të Kosovës,si një nga objektivat ma të rëndësishme në funksionimin normal të një shteti. Zhvillimi hapësinor i territorit duhej të vazhdonte me krijimin e Politikave hapësinore të cilat duhej materializuar me Planifikimin Hapësinor, dhe me instrumentet e tija të definuar me përpilimin e Dokumenteve Hapësinore.

Niveli lokal (Komunat) e kanë vendin e vetë të definuar,përgjegjësitë dhe obligimet shumë mirë të precizuara në ligjet aktuale që e mbulojnë këtë fushë (Ligji nr. 04/l-174 për Planifikimin Hapësinor).E si u veprua në këto gjashtëmbëdhjetë (16) vite tregon realiteti i zymtë i Kosovës. Nga ana jonë,me fajin tonë u sabotu-neglizhua funksionimi i tërë territorit të Kosovës në aspektin hapësinor dhe urban,përfshirë edhe veriun ku MMPH e kishte zyrën regjionale me përfaqësimin e minoritetit serb. E sot bëjmë marrëveshje për fushën e “planifikimit urban dhe rural” edhe se është evidente, me pasoja afatgjate për një jetë të dinjitetshme urbane dhe rurale,që kjo popullatë e ka merituar pos shumë shekujve trusni.

Kështu nuk u veprua në vitet e pas luftës,u bënë keqpërdorime të mëdha me hapësirën e saj në zonat urbane dhe rurale,posaçërisht sot janë evidente veprimet e pa kontrolluara në zonat urbane të vendbanimeve kryesore, me Prishtinën si prijësëtare të degradimeve të mëdha. Sot po merremi me sanimin-korrigjimin e një pjese të pasojave të mëdha të ndërlidhura me legalizimin e ndërtimeve pa leje,proces të cilin disa po dëshirojnë ta tregojnë si “sukses” të tyre. Ku ishte zhvillimi urban dhe rural i vendbanimeve tona,të cilat askush nga vendimmarrësit kosovar nuk e përfillën me vite të tëra,gjatë tërë këtyre viteve u punua me inercion,duke plotësuar vetëm interesat regjionale,partiake,klanore apo individuale. Pasojat e veprimeve të tilla me hapësirën tonë janë shumë ma komplekse dhe do ta përcjellin ketë shoqëri në dekadat e ardhshme. Veprimeve tona të pa kontrolluara do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme, si është edhe rasti i fundit me Marrëveshjen për Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe të Kosovës,që është fryt-rezultat i mos punës tonë kronike,në fushën e planifikimit urban dhe rural.

Ka shumë çështje kontestuese dhe të rrezikshme në ketë dokument kompleks. Por unë do të parashtroi disa pyetje-dilema që lindin vetvetiu nga formulimet nga kjo marrëveshje,vetëm për fushën e Planifikimit Hapësinor të cekura në pikën e). Çka do të thotë formulimi i çuditshëm dhe i pa qartë në Marrëveshjen ... i apostrofuar në pikën rendore 4 të objektivave nën e) “ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rurale”,apo në versionin anglisht “e) “Exercise full overview to coordinate urban and rural planning”. Cilin qëllim e ka kjo terminologji që ka mundësi të interpretohet sipas dëshirës së palëve në marrëveshje. Përse nuk është përdorur terminologjia e cila është e përfshirë në ligjet dhe dokumentet hapësinore aktuale të Kosovës,ku këto komuna janë pjesë e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Përse në fushën e planifikimit urban dhe rural,mbikëqyrja i delegohet Asociacionit kur ato përgjegjësi i kanë Komunat me Ministrin e Planifikimit Hapësinor,çka po fshihet pas kësaj,se shpejti do të vërehet kur do të fillon implementimi i kësaj marrëveshje në teren,pas hartimit të Statutit të saj.

Ç’kuptim ka pika l) ku theksohet së” bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij”. Kjo është kompetencë ekskluzive e nivelit qendror (MMPH) e cila një-herit garanton dhe siguron funksionimin e tërë tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

Apo në fazat e ardhshme të zhvillimeve politike,gjegjësisht të hartimit të Statutit të Asociacionit/Bashkësisë si dhe zbatimit të tij,do të definohen këto “pa qartësi” të qëllimshme. Do të jetë kjo një sfidë e madhe për Qeverinë dhe Gjykatën Kushtetuese të shtetit të Kosovës. Tek atëherë do të shpalosën të gjitha prapaskenat e një marrëveshje të tillë,e cila në këtë fushë as që ka pasur nevojë të potencohet në ketë dokument. Ligjeslacioni aktual i përfshin të gjitha elementet qenësore,të bazuara në normat dhe standardet ndërkombëtare,ku pushteti lokal ka autorizime të mëdha në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban në tërë territorin e komunës përkatëse.

Për profesionistët e vërtetë pika e) e objektivave qartë shihet si një çështje me prapavijë tërësisht politike,me mundësi interpretimesh të ndryshme e të dyshimta, pa marr në konsideratë konsekuencat e pritura,të mundshme dhe reale! Do të kenë pasoja të pa riparueshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

E para herë në jetën time profesionale,do të kisha dëshirë të gaboi në qëndrimet e mija lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe të Kosovës,por... Koha së shpejti do ta vërtetoi këtë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar