Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:25
Ylber Vokshi-Ylli

​Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi

Prishtinë | 07/12/2015 15:02

Shkruar nga: Ylber Vokshi-Ylli

Për të shkruar për këtë fushë,shumë të rëndësishme,për të formësuar-definuar kufijtë e shtetit të Kosovës,duhet me qenë mirë i informuar,me pas qasje të duhur e transparente në punën e Komisionit shtetëror,aq sa e lejojnë rregullat për sigurinë kombëtare të shtetit.

Për fat të keq ky proces ka qenë tërësisht jo transparent,së paku për opinionin profesional,i cili do të kishte mundësi të kontribuoi me diturit e tyre në këto punë të ndërlikuara të vijave kufitare,posaçërisht në Ballkan. Kufijtë e ndarjes se popullit Shqiptarë në pesë shtete i kanë përcaktuar fuqitë e mëdha,që për ne Shqiptarët në të gjitha rastet kanë qenë të dëmshme,pasi asnjëherë nuk jemi renditur pas ndonjë fuqie të madhe botërore,me fjalë tjera kemi qenë të vetmuar,jetim.

Kohë pas kohe opinioni është informuar për reagimet e banorëve që kanë prona në atë zonë kufitare. Komisioni shtetëror i ka përcaktuar disa kritere skajshmërisht të dëmshme për ata banorë, të cilët u detyruan edhe në mënyrë demonstrative të shprehin pakënaqësitë e tyre me punën e komisionit, i cili në mënyrë autoritative ka vepruar duke përdorur vetëm kriteret gjeodezike (ngastrave-parcelat kadastrale),apo Dokumentet Hapësinore të Komunës së Pejës, çka tregon jo seriozitet ekstrem në punën e tyre. Çështja e caktimit të vijës së demarkacionit është shumë ma komplekse,është dashur të përfshihen të gjitha elementet e duhura, për të pasur rezultate sa ma precize në këtë proces të ndërlikuar .

Në rastin konkret nuk është punuar sa duhet me banorët që i kanë pronat atje,nuk është tentuar që me durim dhe me argumente profesionale të bindin pronarët në të drejtën-arsyet se si kanë vepruar ata si Komision. Vetëm kyçja aktive e tyre në këtë proces do të pastronte shumë dilema,por pushtetarët tonë nuk ishin të gatshëm për këtë pasi kjo kërkon punë shumë,e kjo s’duket po iu kthehet si bumerang.

Nuk duhet përjashtuar as anën manipulative të disave,që dëshirojnë të shfrytëzojnë momentin e favorshëm për të përfituar,por ato tendenca që në start është dashur të izolohen me forcën e argumenteve teknike që janë të shumta,vetëm duhej një punë e mundimshme që si duket ka munguar nga ana e komisionit. Për atë puna e tyre kërkon kohë( në rastin konkret 3 vite),duhet përkushtim dhe angazhim i madh,duhej të ishte punë parësore e Komisionit,e jo si është vepruar në rastin konkret. Natyrisht kjo punë duhet kompensuar si në tërë botën,e mos të trajtohet si punë dytësore,apo si ndonjë “honorar i lehtë përfitues” si janë mësuar disa, pasi ka përgjegjësi ekstrem të madhe si po shihet në rastin konkret, nuk caktohet vija ndërshtetërore për çdo vit.

Nëse do të ishte punuar me profesionalizëm të lartë atëherë edhe ndërhyrja e politikës nuk do të kishte hapësirë,por ajo u implikua mu nga mungesa elementare e bashkëpunimit e të gjithë spektrit profesional, që u vërtetua se në Kosovë nuk mungon. Edhe Rezoluta e Qershorit e aprovuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me shënimin s kufirit me Malin e ZI,u tregua së nuk ishte obliguese për Qeverinë tonë, që paraprakisht duhej të bënte harmonizimin e qëndrimeve me opozitën dhe të tjerët,para nënshkrimit të marrëveshjes. Befasoi kryeneçësia e politik bërësve tonë që në princip tërësisht i injoruan sugjerimet,vërejtjet që u shpalosën para nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit,të cilën e bëri me 26 gusht në Vjenë. Fati i mirë është që ajo u aktualizua dhe duhet të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës,ku nëse dokumentohen shkeljet e pretenduara,nuk duhej të kalonte,edhe se pozita me numrin e votave ka mundësi të bënë një veprim të tillë, me premisa të tradhtisë kombëtare,si na ka ndodhur disa herë gjatë historisë tonë.

Sot e kemi GIS teknologjinë me anën e të cilës me një punë të përkushtuar profesionale,shumë lehtë ka qenë e mundur që së bashku me Komisionin Shtetëror të Malit të zi të definohen të gjitha çështjet kontestuese,posaçërisht ato të banorëve të zonës ndërkufitare nga ana e Kosovës,që për shkaqe të ndryshme historike dhe hegjemoniste sllave apo gjeostrategjike kanë mbetur të pa zgjidhura,ashtu si pretendohet nga ana e banorëve. Botërisht dihet se si janë caktuar vijat kufitare para 100 vite,zakonisht në dëm të Shqiptarëve të këtyre anëve.

Së paku kur për herë të parë kishim mundësi të vendosim për vetveten,është dashur që ky proces të jetë transparent,gjithëpërfshirës, detal i analizuar,në mënyrë korrekte i punuar,që të korrigjohen dhe të plotësohen padrejtësitë e mëdha që iu kanë bërë këtyre banorëve të Kosovës,në të kaluarën. Për të arritur këto objektiva është dashur me kërkuar punë të vazhdueshme të Komisionit Shtetëror,bashkëpunim dhe angazhim të tërë spektrit profesional si bashkëpunëtor të jashtëm të Komisionit,pa ndasi politike,pasi Kosova i përket të gjithë neve dhe është absurde të ketë këso dallime.

Kundërshtarët e vijës kufitare po e argumentojnë këtë proces,por vetëm në mjetet e informimit,për mua është indikativë përse nuk pati ballafaqim televiziv pro dhe kontra,ku të dy palët do ti shpalosnin argumentet e tyre. Po supozoi se kanë të drejtë kundërshtarët në punën e Komisionit,kjo mundet të jetë vetëm njëra anë e medaljes,po shpresoi me argumente teknike e jo politike si e kemi ves të bëjmë. Tek tani na pret ballafaqimi i ri me palën Malazeze,ku shpresoi se do të dominojnë argumentet profesionale nga ana jonë,me i korrigjuar gabimet paraprake të Komisionit e që kërkon dituri,punë dhe angazhim të madh e të mundimshëm, që deri me tani nuk i ka karakterizuar shqiptarët e Kosovës.

Janë dëshpëruese veprimet e këtyre ditëve të Qeveris së Kosovës,pas presioneve të mëdha të banorëve të zonës kufitare,të opozitës e së fundi edhe të disa ekspertëve,propozon formimin e një komisioni ndërkombëtar për demarkacion, për të verifikuar atë çka ka bërë komisioni shtetëror e në bazë të cilit është nënshkruar marrëveshja me Malin e Zi. Parësore duhej të ishte puna e përbashkët e të gjithë ekspertëve vendor pa dallime regjionale,klanore apo partiake që duhej të ishte obligim kryesor i Qeveris së Kosovës të iu siguroi kushtet, si bartësi kryesor i procesit. Këtu unë e shoh dështimin ma të madh të vendimmarrësve tonë, e jo formimin e një komisioni tjetër. Ndërkombëtarët munden me u angazhuar vetëm si konsulent të jashtëm në proces,pasi Kosova ka specialist të kësaj dhe fushave tjera,vetëm duhet me i angazhuar të punojnë së bashku në punë ekipore,gjë e cila ka munguar deri me tani me u bërë,e përse nuk është vepruar kështu duhet pyetur vendimmarrësit tonë .

Kjo tregon një të vërtetë tragjikomike se si deri me tani ka punuar Qeveria aktuale,asgjë nuk është e re në këtë aspekt pasi edhe Qeveria e kaluar si edhe ato parapraket,kanë vepruar ngjashëm duke mos dhënë përgjegjësi,llogaridhënie për veprimet e tyre,duke i margjinalizuar,anatemuar,nënçmuar ekspertët e vërtetë të fushave përkatëse,duke favorizuar ”ekspertët partiak” e të pa dijshëm. Nuk duhet harruar edhe obligimet ndërkombëtare që jemi të detyruar ti kryejmë, në të shumtën e rasteve edhe gabimisht nga mos dija dhe mos puna e jonë. Për atë e kemi situatën e tillë në Kosovë,të pa perspektivë për gjeneratat e reja.

Njëjtë si duket është vepruar edhe me caktimin e kufirit me Maqedoninë para disa vite, po banorët e këtyre anëve nuk ishin këmbëngulës si këta të Rugovës. Jo-zyrtarisht flitet për mbi 3000 km2 të humbura,në zonat e Debëldesë dhe Mjakut,por atë duhet argumentuar me fakte relevante e jo me thashethëna.

Dëmet që janë duke iu shkaktuar shtetit të Kosovës janë marramendëse,me pasoja afatgjate. Vendimmarrësit kosovar duhet ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë se për çështje madhore,si është shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi,duhet domosdo të vendosin së bashku pozita dhe opozita në Parlamentin e Kosovës,pasi kemi sfida edhe ma të ndërlikuara që do të pësojnë në të ardhmen e afërme. Faktori KOHË nuk po merret në konsideratë,për këtë të gjitha këto veprime të dëmshme po i paguajmë të gjithë ne, e reputacioni i Shtetit të Kosovës për çdo ditë po degradon, deri kur kështu ?

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar