Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:20
Xhevat Bislimi

​Të gjithë për ligjin dhe shtetin

Prishtinë | 23/11/2018 16:20

Shkruar nga: Xhevat Bislimi

(E drejta per te protestuar nuk ta jep te drejten per te demtuar interesin publik, shtetin, policine e shtetit, lirine e tjetrit...)

Rrenimi i shtetit shqiptar (jo rrenimi i socializmit e "komunizmit", siç pretendojne ata qe e paten sjellur buze vdekjes shtetin tone!...) ishte veper e qarqeve te brendshme reaksionare dhe tradhtare, e qarqeve shoviniste fqinje dhe e qarqeve imperialiste te Lindjes e Perendimit! Ne emer te luftes kunder ideologjise dhe sistemit socialist u sulmua dhe u shkaterrua shteti, ekonomia, kultura, arti, shkolla, mundi, djersa, perpjekja, te arriturat dhe pasuria e krijuar per me shume se 40 vjet! Shkak per kete shkaterrim te papare ishte edhe shkaku qe nuk u deklarua dhe pranua kurre: Kosova dhe krahinat tjera te Shqiperise (dy te tretrate e Shqiperise) qe mbaheshin te pushtuara nga shovinistet fqinj!... 

Goditja e shtetit shqiptar godiste dhe dobesonte rendshem perpjekjet dhe qendresen e organizuar per çlirimin e Kosoves dhe te tokave tjera te Shqiperise se pushtuar! Me rrezimin pertoke te shtetit shqiptar ne vitin 1990 u hap rruga e rikthimit te klases reaksionare dhe te kolaboracionisteve e tradhtareve! Viti 1990 ishte "ogur i bardhe" edhe per borgjezine greke, italiane dhe te vendeve tjera, qe hyne "triumfalisht" ne territorin e shtetit shqiptar (nje e treta e Shqiperise) dhe, bashke me qarqet reaksionare vendore, u versulen si ujqit e uritur mbi pasurite kombetare, qe po i garbitin e zhvasin edhe sot e kesaj dite! Viti 1990 (me sakte dhe perfundimisht ishte viti 1992) solli ne pushtet Sali Berishen dhe prototipin e injorances dhe te vagabondizmit, Azem Hajdarin!

Me Sali Berishen dhe grupin e tij ne Republiken e Shqiperise u instalua per nje çerek shekulli demoanarkovandalizmi qe s'po merr fund akoma! Anarkia dhe kaosi i papare perfshiu edhe pronen dhe çeshtjen e saj! Me ligjin nr 7501 (nese jam i sakte) edhe prona u be lemsh! Nuk e njihte me qeni te zotin! Pasojat e ketij ligji antriprone cenuan rende te drejten dhe ligjshmerine ne prone dhe pronesi! 

Pasojat e ketij (anti)ligji jane te pranishme edhe sot e gjithe diten! Pasoje e ketij ligji dhe e atij pushteti demoanrkovandalist eshte edhe protesta e ketyre diteve te "unaza"!  Shteti i Enver Hoxhes kishte krijuar kadaster dhe dosje te sakta per çdo milimeter toke dhe per çdo prone e pronar. Çdo gje ishte mbajtur shenim dhe ishte regjistruar. Edhe kur konfiskoheje prona, edhe kur u kolektivizua prona dhe kur beheje shpronesimi per interesa publike e shteterore dokumentacioni dhe dosjet per secilin veprim e per secilin rast beheshin me saktesi dhe korrektesi te rrepte administrative e ligjore. 

Te gjitha keto ishin te ruajtura nga shteti dhe institucionet adekuate me fanatizem dhe ligje e rregullore te rrepta. Por, Sali Berishes dhe grupit te tij demoanarkovandalist nuk i interesonte e drejta, nuk i interesonte rregulli e ligji qe zgjidhte çeshtjen e pronave ne kushtet e sistemit te ri dhe me "kutin" e sistemit kapitalist! Ketyre nuk u interesonte kapitalizmi i bazuar dhe zhvilluar mbi norma, ligje e rregulla te tij, por u interesonte anarkia, kaosi, kontrabandimi, vandalizmi dhe banditizmi! Prona, pasuria, shtepia e pozita ne kohen e tyre duheje grabitur, uzurpuar e kontrabanduar! 

Mbjellja, perpunimi dhe trafikimi i bimeve narkotike u be veprimtaria me e rendesishme dhe me fitimprurese! Madje edhe vajza shqiptare u be "mall" per grabitje e trafikim! Kjo gjendje nuk zgjati dy-tri vjet, gje qe edhe mund te kuptoheje e "arsyetoheje". Mirepo, kjo gjendje zgjati plote 25 vite!  

Perpjekjet, tensionet dhe perplasjet e qeverise se Rames keto pese-gjashte vite per te "rivendosur" shtetin dhe autoritetin e tij nuk mund te kuptohen jashte ketij konteksti. Kushdo qe mendon se ishte dhe eshte e lehte te vendoset ligji, rendi, rregulli dhe autoriteti i shtetit pas nje çerek shekulli te dominimit te anarkise, kriminalitetit, mafias dhe bandave te droges deshmon se nuk e ka kuptuar mire gjendjen ku ishte katandisur shteti shqiptar dhe fuqine e grupeve mafioze e kriminale qe ishin bere me te fuqishme se shteti. 

Presioni qe po ben opozita bastarde e Sali Lulezim Bashes per te penguar me çdo forme, rruge e mjet rivendosjen e shtetit dhe te autoritetit te tij si garant i lirise, sigurise, mbrojtjes dhe zhvillimit e perparimit te shoqerise ka lidhje (ndoshta edhe sinkronizim!) edhe me punen e Kosoves, qe u shpalle shtet i dyte shqiptar, por po luftohet me te gjitha menyrat dhe mjetet nga Serbia e djeshme pushtuese! 

Nuk eshte pa "kusure" edhe Edi Rama dhe ekipi i tij, por te kthesh dhunen ne mjet dhe qellim politik, siç po ben PD-ja e Lul Sali Berishes, eshte e patolerueshme. Te perdoresh uzurpatoret e djeshem te prones dhe grupet e ndryshme mafioze te krijuara dhe te "fryra" ne qeverisjen dhe demoanarkovandalizmin e Berishes per te sulmuar ligjin, shtetin dhe policine e tij eshte e patolerueshme! E lane Kuvendin dhe dolen ne kerkim te pakenaqesive te kategorive te ndryshme per t'i nxitur per dhune dhe vandalizem! Opozite qe nuk eshte e zonja te ofroje alternative per shqiptaret dhe ta perballoje qeverisjen e Rames me vlerate dhe alternativate e saj ne te mire te shtetit dhe shoqerise shqiptare! Opozite qe fshihet prapa turmave te revoltuara nga cenimi i nje te "drejte" te fituar ne kohe te liga! 

E ketille eshte edhe protesta qe po behet te "unaza" e qe sot u be edhe para Kuvendit te Republikes! Qeveria, ligji, shteti dhe institucionet e tij jane per t'i zgjidhur edhe problemet e kesaj natyre. Kur behen projekte qe prekin prona, shtepi dhe interesa te ndryshme (qofshin edhe te paligjshme, si puna e pronave te uzurpuara!) shteti dhe institucionet e tij perkatese duhet te respektojne ligjet nje per nje dhe procedurat qe kerkon ligji te ndiqen qe mos lihet shteg per asnje shkelje apo padrejtesi... Kur ndodhin parregullesi ose projekte qe prekin te drejten apo interesin e qytetarit ose te nje grupi qytetaresh e drejta e protestes dhe e kundershtimit eshte e ligjshme. Mirepo, kjo e drejte askujt nuk ia jep te drejten per ta sulmuar policine e shtetit, per ta cenuar dhe demtuar interesin publik apo shteteror, per te penguar dhe kufizuar lirite dhe te drejtate e qytetareve tjere, etj. 

Dje pashe ne televizion (Ora News) nje grua qe u bente thirrje protestuesve te "unazes" qe pronate e tyre t'i "mbronin me kallash"! "Oratore" qe bejne thirrje dhe betohen se "do t'i mbrojne pronat dhe te drejtate e tyre me gjak" transmetohen perdite nga mediet elektronike! Te mos flasim per ata ose ato qe me fjalet me te ulta fyejne e shajne Kryeministrin e vendit, Kryebashkiakun apo zyrtare e politikane tjere! Ne vendet normale gruaja qe bente thirrje per mbrojtjen e pronave me kallash do te arrestoheje menjehere... 

Ndersa media qe transmeton thirrje te tilla per gjak, vrasje, rrokje armesh e dhune mbyllen ose u hiqet e drejta per transmetim... Populli shqiptar eshte tejngopur me tensione, dhune, anarki, vandalizem, perplasje, trafikim vajzash e droge, emigrim e konflikte! Koha eshte per shtet ligjor, per rend e rregull, per stabilitet politik e ekonomik dhe per siguri, drejtesi, paqe e harmoni sociale... 

po te kihet parasysh koha e gjate e demoanarkovandalizmit ("tranzicionit") keto "standarde" nuk arrihen lehte. Por, kjo eshte rruga qe jemi te denuar te ndjekim nese duame te ecim perpara si shtete shqiptare dhe, nje dite, si komb i bashkuar ne nje Shqiperi... 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar