Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:39
Xhevat Bislimi

​Pse me LDK-në?

Prishtinë | 21/10/2019 07:31

Shkruar nga: Xhevat Bislimi

 Na ka rene shpesh, sidomos keta muajt e fundit, te degjojme e lexojme nga zyrtare te larte te LVV-se se "koalicion bejme vetem me LDK-ne". Per te tjeret vije e kuqe! Kjo here eshte thene shprehimisht e here eshte nenkuptuar. 

Ne themel te ketij percaktimi eshte argumenti se te tjeret "e kane kapur shtetin", "jane te korruptuar", "kane bere marreveshje ne Bruksel ne dem te Kosoves", "kane miratuar demarkacionin me Malin e Zi ne dem tonin", etj.  Te gjitha keto jane te sakta. 

Po pse me LDK-ne?

LDK-ja e Ibrahim Rugoves eshte themeluar ne zyrat e LKJ-se dhe eshte regjistruar ne Beograd... LDK-ja ka dhene kontribut te jashtezakonshem per ruajtjen e "paqese" me pushtuesin jugoserb dhe per mbajtjen e stabilitetit ne Kosoven e pushtuar ne kohen qe te gjithe popujt ishin "hallakatur" dhe po luftonin me arme e me diplomaci per t'u çliruar nga hegjemonia serbe... LDK-ja, udheheqja e saj, ne kohet me te renda per popullin shqiptar koketoi dhe bashkepunoi me pushtuesin gjakatar pa e kthyer koken per asnje çast nga populli liridashes qe kishte rrembyer armet e po luftonte kunder forcave kriminale e gjenocidale serbe... LDK-ja, kreret e saj, kishte denoncuar hapur e fshehur çlirimtaret e LPK - UÇK-se te organet e pushtuesit dhe te qendrat e ndryshme nderkombetare! LDK-ja e I. Rugoves nenshkroi marreveshje te demshme -kapitulluese me Serbine pushtuese! Ajo edhe ne Rambuje u tregua e gatshme te pranonte nje autonomi per Kosoven! 

Pra LDK-ja nuk ishte ne anen e duhur te historise... LDK-ja, kreret e saj, ishin te korruptuar deri ne fyt dhe kishin kapur e dominonin çdo segment te jetes  publike, politike, shpirterore e materiale ne Kosove... Pas luftes fitimtare te LPK - UÇK-se, LDK-ja e derrmuar dhe e tronditur nga humbja e "kontrollit" u riorganizua dhe, e ndihmuar nga qarqe e vende te caktuara nderkombetare, u rikthy ne jeten politike e publike te Kosoves shqiptare! 

Kjo LDK-ja mblodhi "fakte" dhe hartoi dosje e raporte per "krimet" e UÇK-se ne menyre qe te harroheshin krimet dhe gjenocidi i Serbise!... E gjithe kjo edhe per shkakun se LDK-ja qofte edhe indirekt ishte pergjegjese per pasojat katastrofale qe prodhoi kolaborimi i saj me pushtuesin per popullsine e pa armatosur shqiptare... Pas zgjedhjeve te para ajo ishte pjese e çdo qeverie dhe pushteti te kontrolluar nga UNMIK-u. 

Me kete edhe pjese e zhvatjes, grabitjes e kontrabandimit te pasurive te Kosoves shqiptare. 

LDK-ja ishte ne krye te "grupit negociator" qe bente bisedime me Serbine ne Vjene. Ajo tashme kishte me vete edhe kreret e partive te "luftes", te cilet u bene bisht i konceptit dhe platformes autonomiste e kosovariste te LDK-se! LDK-ja, bashke me keta "patriotet" e luftes eshte pergjegjese edhe per krijimin e 10 komunave dhe dhjetra zonave "serbe" ne Kosoven shqiptare!!... LDK-ja e Isa Mustafes, bashke me Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn, inicoi rihapjen e pakos se Ahtisarit ne Bruksel dhe nenshkroi marreveshjet kapitulluese me Serbine per "zajednicen", etj. LDK-ja e Isa Mustafes ishte nenshkruese dhe ratifikuese, bashke me PDK-ne e Hashim-Kadriut dhe me AAK-ne e Ramushit, e kufirit me Malin e Zi, me te cilen marreveshje Kosova humbi edhe 8200 hektare toke!... 

LDK-ja e Isa Mustafes eshte pergjegjese, bashke me PDK-ne e Hashim-Kadriut edhe per themelimin dhe votimin e Gjykates Speciale per denimin e Luftes Çlirimtate te UÇK-se dhe te kombit shqiptar... 

Dhe, ne fund, Isa Mustafa i LDK-se, per vite te tera ishte "argat i Serbise" e tash u bë "mik i shtepise"!

Pse? Me te drejte, secili njeri me dy kokrra mend, pyet: Pse ben me LDK-ne?!!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar