Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:18
Sylejman Klinaku

​Të gjithë së bashku për respektim dhe avancim të drejtave të punëtorëve

Prishtinë | 02/05/2019 00:13

Shkruar nga: Sylejman Klinaku

1. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit Zotri Veselit, respektivisht Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale që të mbikqyrë Inspektoratin e punës si dhe mekanizmat tjerë siq janë: Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri në Punë si dhe Këshillin Ekonomiko Social, se a po i zbatojnë ligjet që kanë të bëjnë me marrëdhënien e Punes Sigurin dhe shëndetin në punë.

2.      Po ashtu i bëj thirrje Komisionit Parlamentar që ti trajtoj me përkushtim dhe profesionalizëm Projektligjin e Punës, Projektligjin për Inspketoratin e Punës dhe Projektligjin për Këshillin Ekonomiko Social, projektligje të cilat në mënyrë direkte ndikojnë në avancimin e drejtave të punëtorve si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.

3.      Ne sot të gjithë jemi dëshmitar se sa respektohen të drejtat e punëtorve në Kosovë.

4.      Fatkeqësisht kemi një numër të madh të punëtorve të cilët kanë humbur jeten në vendin e tyre të Punës.

5.      Po ashtu kemi shumë raste kur kan pësuar  lëndime të lehta dhe të rënda dhe këta punëtorë nuk perfitojnë kompenzime dhe trajtim të dinjitetshëm nga Invaliditeti në punë dhe nuk kanë përkujdesje institucionale të mirëfilltë.

6.      Kërkoj nga Ministri i Drejtësis bashkë me Këshillin Gjyqësor të Kosoves të krijoj një Departament të veqantë për lëndët lidhur me marrëdheniet  e punës dhe qe kanë te bejnë me lëndimet dhe te drejtat e puntorëve të procedohen me prioritet  ne mënyrë që kompenzimi i dëmit të puntorve të jetë sadopak një satisfaksion per ruajtjen e dinjitetit të puntorit.

7.      Të gjitha këto kërkesa janë plotësisht legjitime dhe urgjente të nevojshme, sepse në ketë menyrë do të bëhet preventiva, parandalimi i dëmeve të cilat shtetit tonë po i kushtojn shumë me rritjen e numrit të personave që kërkojnë ndihmë sociale si dhe ikjen e puntorëve, respektivisht qytetarëve nga vendi në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. 

8.      Në fund i ftojë të gjithë Punëdhënsit që ta respektojnë Legjisilacionin që ka të bëjë me marrëdhënien e punës, si dhe Punëmarrësit që të kanë guximin në kërkim të të drejtave të tyre në vendet e tyre  të punës, me këtë do ta respektojnë së pari veten e tyre pastaj edhe shtetine Republikes së Kosovës.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar