Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:32
Shpetim Alaj

​Biznismenët po e zbrazin Kosovën!!? Një paradox?

Prishtinë | 04/07/2019 13:55

Shkruar nga: Shpetim Alaj

Nga këndvështrimi i një ekonomisti dhe ndermarrsi nga Diaspora.

Në qërshor te këtij viti isha për pushime në Kosovë. Isha shumë I befasuar se sa pakë njerëz shihja nëpër rrugët e kosovës. Gjithashtu vozisja me kënaqesi nëper rrugët e lira (ne krahasim me vitin e kaluar).

Në shiqim të parë do te mendonte secili prej nesh se : ende nuk ka filluar sezona dhe se ende nuk kanë ardhur shacat nga Diaspora te cilët e ngjallin lëvizjen si në rrugë edhe në lokalet e ndryshme të Kosovës.
Gjithandej Kosovës e ndjeva një qetësi të quditshme të pa parë deri me tani, nuhatej varfëria e sidomos ajo shpirtërore .

Në ballkonin e shtëpis sime diten e parë duke pirë kafen e mëgjesit thashe me vete: oh sa bukur, qfarë qetësie këtu në Kosovë, vend ideal për të pushuar. Më vone, kur as në muzgun e parë në lagjen time nuk u ndëgjuan fëmijet duke lozur dhe brohoritur e pashë se diqka po më mungonte dhe se nuk ishte si më parë.

Edhe më shumë alarmuese ishte për mua kur ndëgjova se një fshat afër meje i cili deri para pak vitesh kishte në klasen e parë me se paku dy klasë, kete vitë do ta ketë vetëm një nxënes i cili do te filloj shkollën.

Kudo që shkoja bëja pyetje për situaten ekonomike dhe politike në Kosovë.

Përgjigjjet ishin të ndryshme , varësisht nga gjendja personale e te pyeturve.
Mirepo nje pergjigjje ndëgjohej pothuajse nga te gjithë: Na moren në qafë këta politikan duke e vjedhur Kosoven dhe askush nuk kujdeset per neve. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veqse te dalim te gjithe jashte..

I ndëgjova me shumë vëmendje të gjithë dhe fillova të mendoj se pse është kështu? Si është e mundur që ky popull i cili u kthy aq shpejt pas luftes në shtëpitë e rrënuara dhe të djegura nga okupatori, të humbë kaq shpejt kurajon, perspektivën dhe dashurinë për këtë tokë në te cilën u derdhën aq shumë lotë e gjakë. 

Kush është fajtor për këtë situatë?Politikanët? Po, mesiguri e kanë edhe ata një pjesë shumë të madhe të përgjegjësisë, por nuk janë të vetmit.   

Arsyeja e parë të cilen e ndëgjoja nga të gjithë ishte se gjendja ekonomike është e pa përballueshme dhe se këtu nuk mund te jetohet.

Mirëpo po të pyetshe dikënd në fshat  se a ka njerëz të cilët dëshirojnë të punojnë si përshembull ne bujqësi apo punë të rënda, me thonë se nuk ëshë asnjë, apo shumë pakë njerëz, këtë situatë se kemi pasur qe 100 vjetë e këndej.

Kjo do të thotë se shumica e kanë te siguruar existencën.?

Po si qëndron puna me ata të cilët punojnë?

Pas shumë pytjeve dhe përgjegjjeve që mora, erdha në përfundim se mu këtu është problemi i madhë. Shumë të rinjë punojnë nëper Restaurante, Supermarkete, biznese të shumta private etj. 

Të gjithë paguhen shumë keq, pagat sillen prej 250 deri ne 350 Euro. 
Shumicës nuk u paguhen sigurimet shëndetësore dhe pensionale e mos të flasim për benifite tjera shtesë, sepse as qe janë të lajmëruar në entet paraprake.
Po kushë mundet të jetoj me kaq para në muaj? E sidomos nëse ke familje.

Të gjithë janë të rinjë dhe shumë të motivuar të punojnë, por si të qendrojnë në Kosovë kur  ndëgjojnë se në përendim për të njejtën punë mundet ti fitoj deri në 1500 Euro?
Në shiqim të parë është shumë e kuptueshme dëshira për migrim por nëse këtyre të rinjëve ua spjegon në mënyrë të sinqertë se qfarë i pret në perëndim, bota do të dukej ndryshe.

Edhe në Gjermani ka një numër të madhe të bashkëatdhetarëve të cilët edhe pse punojnë kanë probleme të mëdha financiare për arsye të ndryshme, duke filluar nga marrja me punët e pista ose edhe lojrave të fatit dhe familjet e tyre jane jo vetëm para shkatërrimit  moral e shpirtëror por edhe ekonomik. 

Por edhe pa probleme të tilla duhet treguar realiteti: Nje punëtor i pa kualifikuar fiton në Gjermani diku prej 1300 deri ne 1700 Euro neto në muaj.

Kur ti zbresësh shpenzimet e banimit dhe të jeteses nuk të mbetin më shumë se 400-500 Euro ne muaj. Nëse i llogarit per 12 muaj vjen në 5000-6000 Euro ne vit.
Të gjitha keto kursime sipas rregullit shpenzohen  per pushime dhe për vizitë prindërve dhe të dashurve në Kosovë. Atëherë lind pyetja pse të dalim jashte.? A ka ndonjë rrugëdalje ta ndalim këtë exodus? Mendoj se po:  Ritja e pagave në Kosovë……
 
Pagesa e ulet e këtyre njerëzve është kanceri i shoqerisë Kosovare.

Këtë fakt e kanë kuptuar qëmoti edhe ne perëndim edhe kapitalistët me të mëdhenjë. Pasuria më e madhe e ndermarrësve në perëndim  thuhet se është (Mannpower) punëtorët. Lufta më e madhe për momentin në Gjermani është duke u zhvilluar për kuadro dhe fuqi punëtore.

Kur do ta kuptojnë këtë biznesmenët e Kosovës?

Zgjohuni nga gjumi o të pa shkollë, edhe nëse ju nuk dini atëherë pyetni dikend. Jeni verbuar per të ardhur te përfitimet e shpejta e marramendëse. 
Nese vazhdoni kështu do të detyroheni ti mbyllni bizeset e juaja.

Ju e keni në dorën tuaj zgjedhjen e këtij problemi. Rritjauni pagat punëtorëve, së paku 50% ose me teper ne menyrë qe ketë njerëz të mbeten në Kosovë. Ndajeni fitimin me ta se pa ndjersën dhe angazhimin e tyre ju nuk do te ishit asgjë dhe askund.

Qmimet i keni nivelizaur bukur shumë me Perëndimin, reagoni edhe në paga!!!

Sa e di unë në Kosovë kemi sistemin e ekomonis sociale te tregut ( Sociale)
Kjo do të ishte detyra e juaj si sipermarrës dhe obligimi juaj patriotik ndaj Kosovës. 
Zgjohuni sa nuk është bërë vonë! Apo ndoshta veq jeni vonuar. Këtë do ta tregoj koha.

Me shqetësim të jashtëzakonshëm, nga Gjermania 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar