Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:57
Shkelqim  Psatha

​Kur e ka thënë Thaçi këtë?

Prishtinë | 10/02/2019 21:46

Shkruar nga: Shkelqim Psatha

Nazistët, kur donin të shkatërronin dikë që s’mund ta vrisnin, vinin në funksion parimin “shpif, shpif se diçka do mbetet”. Dhe shkatërruan jo pak fate e jetë njerëzore, edhe pse në fund humbën.Sepse e vërteta nuk mund të fshihet përgjithmonë, sado e financuar dhe e fuqishme të jetë propaganda.

Në Kosovë e Shqipëri ka kaq muaj që një numër politikanësh e analistësh, të amplifikuar nga një pjesë e shtypit, në emër të patriotizmit ( siç thonë) pa pushim ulërasin  se Thaçi ( ka thënë) do të shkëmbejë një pjesë të territorit të Kosoves.

Dhe pasi thonë këtë, vazhdojnë pa pushuar duke e anatemuar atë që ka thënë Thaçi ( siç thonë ata).

Në fakt a e ka thënë ndonjëherë Thaçi këtë?

Asnjëherë, askund, as me zë, as me figure,as me të shkruar , nuk mund të gjesh asnjë fjalë të vetme te Thaçit ku ai të flasë për shitje, falje apo shkëmbim të qoftë edhe një meter katror te Kosovës, Serbisë.
Përkundrazi, në mënyrë të përsëritur, ka dalë e ka përsëritur me zë e figurë se Kosova s’ka as një cm tokë për t’ia dhënë Serbisë.Por ka deklaruar me plot gojën se kërkon që kufiri me Serbinë të korrigjohet me qëllim që Lugina  e Preshevës dhe jo vetëm t’i bashkëngjitet Kosovës si troje etnike shqiptare.

Kaq.

Me sa duket kjo që kërkon Thaçi nuk u intereson atyre që paguhen nga Serbia dhe i shërbejnë Serbisë.

Një pjesë e medias dhe politikës ndalen tek pjesa “ korrigjim i kufijve” dhe nuk e thonë të plotë atë që kërkon Thaçi.Përkundrazi, thonë diçka krejt tjetër dhe thonë : E ka thënë Thaçi !

Përse e thonë?

Kujt i shërben kjo gënjeshtër e madhe?

Përse sulmohet Thaçi në atë çfarë thotë me të vërtetë?

Në qoftë se do të gërmohet pak në të shkuarën e atyre që bëjnë sot patriotin duke akuzuar Thaçin për tradhtar për gjëra që nuk i ka thënë, por që ( siç duket) interesi i tyre ( financimet) apo urdhërat që marrin, nuk ua do që ato çka Thaçi kërkon,  të bëhen realitet, me siguri që do të gjenden jo pak lidhje me shërbimin sekret serb ( në të shkuarën apo të tashmen).

Shumëkujt termi që përdori Kryeministri shqiptar në mbrojtje të Thaçit iu duk i rëndë.Në fakt Kryeministri shqiptar tha vetëm një të vërtetë të madhe.

Askujt më mire se sa Serbisë dhe politikës serbomadhe nuk i shërben agresioni shpifarak, dashakeq deri në vrasje politike ndaj Presidentit të Kosovës.Sepse ky agresion ka vetëm një synim;

Nga njëra anë të eleminojë Thaçin politikan që di çfarë kërkon (dhe ajo çka kërkon i shërben bashkimit të trojeve etnike shqiptare), e nga ana tjetër të shpif pa pushim për të nxitur frikën  e Europës me ndryshim kufijsh e “Shqipëri të Madhe”, për të vënë në jetë Serbinë e Madhe.

Po të dëgjosh e lexosh me kujdes të gjithë shpifarakët  gebëlsianë këtej e matanë kufirit deri në Beograd, do vësh re një sinkron ku të gjithë bërtasin kundra e të gjithë përdorin termin “Shqipëri e Madhe”.

Madje një pjesë e politikanëve dhe gazetarëve këtej e matanë kufirit ( ish, apo bij e bija të ish politikanëve e funksionarëve të lidhur me njëqind fije me Beogradin) edhe kur e sulmojnë për tradhti Thaçin, duke përdorur kostumin e patriotit si koperturë, gjithomonë përdorin termin “Shqipëri e Madhe” . Term i sajuar e i përdorur  gjithmonë nga armiqtë e Shqipërise.

Nuk mund të përdorin termin “ Shqiperi etnike”, sepse e dine mire se cfarë të vërtete mbart ky term.

 Sepse e dinë mire se “Shqipëri etnike”është ajo çka Thaçi synon kur kërkon korrigjim të kufirit me Serbinë.

Sepse e dine mire se këtu marifeti gebëlsian me qëllim eleminimin politik të Thaçit dhe çka  Thaçi përfaqëson merr fund.

Dhe bashkë me këtë marrin fund edhe ata, edhe politikat e atyre që i përdorin dhe i financojnë.

Asnjëherë, askund,asnjeri prej tyre nuk thotë dot ( sepse nuk ka ç’të thotë) qoftë edhe një fjalë të vetme ku Thaçi të jetë shprehur se do t’i falë tokë Kosove , Serbisë.
Prandaj duhet besuar dhe përkrahur Thaçi në atë çka thotë në të vërtetë dhe në atë ç’ka bën në të vërtetë.

Duke besuar dhe përkrahur Thaçin është e vetmja mënyrë për të çbërë tërë këtë propaganda që ngrihet mbi shpifje, mbi trembjen e Europës  me gogolin e sajuar “Shqipëri e Madhe”, e të punohet e të luftohet për Shqipërinë etnike., si e vetmja zgjidhje për të qetësuar Ballkanin, sepse e vetmja zgjidhje që të ketë paqe në Balkan është të bashkohet e të fuqizohet në trojet e veta etnike i vetmi popull paqedashës në Ballkan, i vetmi popull që nuk ka sulmuar asnjëherë në historine e tij, jo më një shtet tjetër, por as edhe një fshat të vetëm të një etnie tjetër.

Paqja në Ballkan ka vetëm një rrugë.

T’i jepet ç’është e tij,  atij populli që gjithë historinë e ka ngritur vetëm mbi dëshirën për paqe e bashkëjetesë me të tjerët, pa dallim kombësie e feje.

Dhe në Ballkan, një popull i tillë janë vetëm shqiptarët.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar