Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:22
Rexhep Kasumaj

​Macroni dhe një kujtesë... (Kohë të ndryshme...)

Prishtinë | 13/11/2019 17:09

Shkruar nga: Rexhep Kasumaj

Bota, historia e saj politike mund të ndërrojë ideologjitë, konfigurimet dhe emblemat ndër shekuj. Por esenca mbetet po ajo, e gjithmonshmja: interesi dhe fuqia për ta sendërtuar atë.

(Dëshmi. Kryehershëm.)

Nuk e di ndaj, pse për Napoleonin flitet me romantizëm finok mbi aventurën - dhe me supozim për idenë që paskësh pasur: Evropë unike! Pasrendje e Romës apo e Karlit të madh..?!

Këtë të fundmin konstatim lexoja këtyre ditëve në kujtimet e gjeneralit De Gol.

Por jo vetëm nga mëndje dhe penë tij. Literatura, e pra lekturë, kujtime, ligjërim e përralla me dëborë, sikur pohojnë këtë. Është, vallë, distanca e kohës që krijon luksin e tillë?!

Ndërkaq, mbanë tjetër, Adlofi konceptohet krejt ndryshe. Një gjenocidist që aspironte Evropë nën thundrën e Rajhun arianist njëmijëvjeçar.

Po pararendësi i tij?

A nuk ishte diferenca diku tjetër? A nuk i referohej ajo, që këtej, kohës dhe mundësive të saj - e jo idesë dhe programit që, në fakt, ishte i njëjtë: pushtimi dhe sundimi i Evropës? Ose, si do të rezononte habitshëm De Gol, bashkimi i saj? Vetëm Përligjja dhe Fuqia ishin të ndryshme, ashtu si vetë koha e tyre..!

(Dëshmi. Vazhdimisht.)

Në kapitullin për Evropën gjenerali i Rezistencës flet për fitoret dhe humbjet e Francës. Për krenarinë dhe poshtërimin. Për kohën dhe gjasën e përsëritjes së tyre. Gjithnjë me besim se, ndërkohë që Gjermania ishte bërë copë e grimë, atdheu i tij, do t’i printe kolonës së kombeve tё lira.

Por askund nuk do gjeja një të vetmin reflektim për luftërat e drejta e çlirimtare. Dhe ato të padrejta e pushtuese. Kolonialiste. Rrjedhimisht, optika e tij perceptonte marrëdhëniet ndërkombëtare si pleksje të të interesit dhe forcës.

Asgjë tjetër dhe asgjë më shumë. Po, si thamë në krye, a s'është kështu vërtetë?

(Llogari. Gabim.)

Franca e Macronit turbullon Ballkanin, e, ipso facto, trondit Evropën e cila, tashmë një alibie për "trurin e vdekur të Natos" do të kërkonte sistem sigurie jashtë saj.

Ndërkaq, nuk është hera e parë që Macroni kërkon Armatë Evrope.

Si fuqia e vetme bërthamore kontinentale (britët po ikin), ëndërron, madje aspiron të udhëheqë atë. E, ashtu, me djemërinë dhe paratë gjermane të sigurojë neokolonitë e saj nëpër botë.

Në fakt, këtë ide në formë propozimi serioz, do ta hidhte në provë qysh herët. Si shembull justifikimi të Armatës së Evropës, ai, pa e fshehur fare, ofronte ndërhyrjet e saj në Afrikë.

Mirëpo të dy herët do të thyhej për murin e ftohtë gjerman. Dhe pas nuk do të linte veçse hijen e keqe të teatrit të vjetër. Kujtimin e tij tragjik...


Berlin, vjeshtë 2019


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar